Sport

Humbi rast të pastër për gol, futbollistët rrahin për vdekje shokun e skuadrës

Autori: Gazeta inFokus 23:22 | 12 October 2020

Gabimet mund të të kushtojnë dhe jetën! Kjo gjë ka ndodhur sot në një zonë të largët të Ugandës ku një futbollist i ri është rrahur për vdekje nga shokët e skuadrës.

22-vjeçari Churchil Ovaci u sulmua fizikisht nga dy lojtarët e ekipit, të cilët e dhunuan barbarisht deri sa ai humbi jetën.

Sipas autoriteteve të Distriktit Lamvo, sherri nisi pasi viktima gaboi duke mos shmangur golin. Futbollistët e tjerë të ekipit të tij i janë kthyer duke e goditur. Fillimisht e lanë sherrin në mes.

-Advertisement-

Pas ndeshjes, i ndjeri ka marrë revan duke shtyrë njërin prej agresorëve nga biçikleta. Këtë herë konfrontimi është ndezur sërish dhe për fat të keq vrasësit e kanë rrahur akoma më keq duke i shkaktuar plagë fatale. Ovaci u shpall i vdekur në Qendrën Spitalore III

Për këtë ngjarje po kërkohen dy persona nga policia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera