Sport

Humb jetën tragjikisht lojtari 17-vjeçar, kishte kontakt me energji elektrike teksa përpiqej të merrte një top

Autori: Gazeta inFokus 16:27 | 08 March 2021

AFC Fylde ka njoftuar vdekjen tragjike të 17-vjeçarit, Luke Bennett pas një aksidenti të shtunën.

Sipas raportimeve thuhet se Bennett “mund të ketë pasur kontakt me një vijë elektrike në një shtyllë metalike” teksa përpiqej të merrte një top.

Bennett kishte humbur jetën me të mbërritur në shërbimet e urgjencës, ndërkaq dy adoleshentë të tjerë të përfshirë në incident nuk ishin të lënduar rëndë.

-Advertisement-

Aktualisht është duke u zhvilluar një hetim dhe klubi ka lëshuar një deklaratë rreth vdekjes së Bennett.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera