Hoxhaj: PDK-ja është e njohura, VV-ja e panjohura dhe e rrezikshmja
Autori: Gazeta inFokus
21:31 | 10 February 2021
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Enver Hoxhaj, tha se PDK-ja është subjekti i vetëm që e ka të qartë se si do të qeverisë me vendin.
Hoxhaj në Rubikon në Klan Kosova, ritheksoi se prioritetet kryesore të PDK-së janë zhvillimi ekonomik, shëndetësia, arsimi, shteti ligjor dhe politikat e jashtme.
“Në krahasim me çdo subjekt tjetër politik, Partia Demokratike e Kosovës në këto zgjedhje garon me një program të qartë dhe programi ynë është i matshëm, është konkret, dhe është i zbatueshëm dhe për shkak të këtij programi, por edhe për mënyrën se si jemi sjellë në opozitë gjatë vitit 2020, unë mendoj se në këto zgjedhje i vetmi subjekt që është ndryshimi jemi ne, ndryshimi edhe programor, por edhe çka do të bëjmë menjëherë pas 15 shkurtit”.
“Ne e kemi të qartë çfarë do të bëjmë në ditën e parë, çfarë do të bëjmë në javën e parë, në 100 ditëshin e parë, në vitin e parë dhe në mandatin e plotë qeverisës. Programi ynë dallon nga programet tjera, sepse kur flasim për rimëkëmbje, ne flasim për një program që i përshkruan dhe mbi të gjitha i analizon të gjitha nevojat që i ka Kosova në kontekstin e pandemisë. Prioritet i parë është zhvillimi ekonomik, prioritet i dytë, paralel me të parin, është shëndetësia, së treti është arsimi, meqë mësimi online është problem në vete, së katërti shteti ligjor dhe politika e jashtme”, tha Hoxhaj.
Kandidati i PDK-së për kryeministër, tha se Qeveria Kurti, e pastaj Qeveria Hoti, ishin të paafta për ta menaxhuar krizën me të cilën përballet vendi.
“Qytetarët e Kosovës që në vjeshtën e vitit 2010 votuan për ndryshim, kësaj here kanë filluar ta shohin ndryshimin tek Partia Demokratike e Kosovës, ndryshimi që ndodhi në vjeshtën e 2019 ishte ndryshim për vetëm 50 ditë, një qeveri e shkurtër Kurti që u dorëzua para pandemisë dhe e la fatin e qytetarëve në dorë të tyre dhe një Qeveri Hoti totalisht e dobët, e paaftë që t’i merr parasysh nevojat e vendit. Kësaj here, kushdo që të dielën dëshiron qeveri për mandat të plotë 4 vjeçar, stabilitet, siguri, para-shikueshmëri politike, jemi ne – PDK-ja”, tha Hoxhaj.
Hoxhaj shtoi se Partia Demokratike është duke u rikthyer si në vitin 2007, teksa u shpreh i bindur se ky subjekt do t’i fitojë zgjedhjet.
“Partia Demokratike e Kosovës tash është duke rilindur, është një lloj rikthimi sikurse kemi qenë në vitin 2007, është një situatë kur realisht më shumë ma kujton ndryshimin e madh që e kemi bërë në vitin 2007 sesa fushatën zgjedhore. Ajo që mund të them me sigurinë më të madhe është kjo; PDK-ja do të dalë e para në këto zgjedhje dhe jo vetëm që e kemi programin më të mirë të fushatës zgjedhore, por ne jemi e njohura, në raport me rivalin tonë Vetëvendosjen, e cila është e panjohur se si do të sillet politikisht”.
“Ajo se çfarë ne shohim këto ditë vetëm në kuptim të simbolikës, mendoj se mjafton një qartësi e plotë që duhet ta kenë qytetarët e Kosovës, shamijat e kuqe të cilat vendosen në Prishtinë, janë më shumë shenja të një situate të rrezikshme për Kosovën. Ta kujtojnë më shumë një ardhje të një sistemi totalitar sesa diçka tjetër. Së dyti, marshet nuk janë mënyra se si fitohen zgjedhjet, aq sa unë e njoh kulturën perëndimore, marshet nuk janë mënyra se si fitohen zgjedhjet, këtu dallojmë ne me Vetëvendosjen, ne jemi e njohura, jemi siguria, jemi stabiliteti, në raport me rivalin tonë në këto zgjedhje, të cilët në fund të ditës do të humbin”, shtoi Hoxhaj.

T� tjera
-
Zemaj i thotë Qeverisë: Protestat do t’ju detyrojnë të jepni dorëheqje
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, i është drejtuar kryeministrit në detyrë, Al...
-
Ymeri: Harxhohen para për xhipa e darka, e grave të dhunuara ju thuhet shko te burri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka ngritur sërish d...
-
“Arlinda nuk iu drejtua qeverisë”: Gërvallës i shpërndahet numri i telefonit pas deklaratës skandaloze
Numri i telefonit që pretendohet se është personal i ministres së Drejtësisë,...
-
Ky do të jetë roli i pjesëtarëve të FSK-së gjatë misionit në Gaza
Kosova është e gatshme të dërgojë trupa në Gaza në kuadër të Forcës Ndërkombë...
-
Ish-i dashuri i Ilaria Sulës dënohet me burgim të përjetshëm, mesazhi i prindërve të 22-vjeçares shqiptare
Gjykata e Shkallës së Parë, pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda në Romë, ka dë...
-
Tragjedi në Mal të Zi: Burri vrẹt gruan me ạrmë, pastaj vetën
Një grua ka vdekur në Spitalin e Përgjithshëm të Tivarit, në Mal të Zi, pasi ...
-
“Do ta vazhdoni faqebardhë”, Jahjaga i ofron mbështetje Shiroka-Pulës
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka takuar presidenten Justina Shi...
-
Bastiset shtepia e një të dyshuari, konfiskohen narkọtikë, ạrmë dhe municiọn
Policia e Kosoves, konkretisht hetuesit policor nga Sektori Rajonal për Trafi...
-
Dita e 15-të e tubimit në Tiranë: Protestuesit zhvendosen përpara Kryeministrisë
Në Tiranë po mbahet dita e 15-të e protestës së studentëve, ku disa prej tyre...
-
Banka Botërore për Kosovën: Rritja ekonomike mund të lëviz për 0.2 %, “çmimet e larta të ushqimit rrezik i rëndësishëm”
Grupi i Bankës Botërore, ka publikuar raportin e Rregullt Ekonomik për Ballka...
-
Vras*ja e Arlinda Zekajt, reagon ambasada gjermane: Të mbrohen gratë në rrezik
Ambasada gjermane në Prishtinë tha se janë “thellësisht të pikëlluar” për vra...
-
Vras*ja e Arlinda Zekajt, të mërkurën nga ora 16:00 protestë në Prishtinë, vazhdon edhe ditëve tjera
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka bërë thirrje për revoltë kombëtar...



































