Hoxhaj në tubim në Prishtinë: Të dielën, së bashku, do ta shkruajmë një faqe të re në historinë e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus
21:27 | 12 February 2021
Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot takimin përmbyllës në Prishtinë, me mijëra simpatizantë të kësaj partie. Kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj në tubim ka thënë se të dielën, më 14 shkurt, do të shkruhet një faqe e re në historinë e Kosovës.
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, në tubimin e mbajtur në Prishtinë, I cili po transmetohet drejtpërdrejt në televizione vendore dhe media online, ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës është krenare me luftën e saj dhe me liderët e saj.
“Sot zërat tone, zërat tonë të fuqishëm dëgjohen në tërë vendin. I gjithë vendi po e sheh që sot PDK është rikthyer! Sot, zërat tonë – zërat tonë plot jehonë dëgjohen në gjithë botën! Zërat tonë po arrijnë në Hagë! Bota e sheh që ne qëndrojmë pëkrah themeluesve tonë. Ne qëndrojmë përkrah heronjëve tonë! Ne qëndrojmë përkrah historisë tonë! “, ka thënë Hoxhaj.
Hoxhaj, gjithashtu tha se së shpejti do të kthehen heronjt tanë, Hashim Thaci dhe Kadri Veseli dhe së bashku me ta, edhe historia e Kosovës do te dalë e pafajshme.
“Së shpejti do të kthehen heronjët tonë. Të pafajshëm! Dhe së bashku me ta, edhe historia e Kosovës do të dalë e pafajshme! Ne bëjmë Historinë. Në luftë dhe në paqe. Ne nuk e fshijmë historinë siç bën Vetëvendosje.”, ka thënë Hoxhaj.
Tutje, ai tha se Vetëvendosje po e fshinë historinë e saj duke hequr të gjitha ato që kanë thënë dhe bërë deri në vitin 2014.
“Vetëndosje po fshinë historinë e saj duke hequr të gjitha ato që kanë thënë dhe bërë deri në vitin 2014. LVV është Mjegulla! PDK është Qartësia! Ne jemi qartësia dhe drita e re! Drita që do ta Rimëkëmbë Kosovën! Gjithçka e lidhur me ne është në dritë!”, ka thënë Hoxhaj.
Kurse, për planin e Rimëkëmbjes të PDK-së, Hoxhaj shtoi se të gjithë ata që e dinë se cka është Rimëkëmbja, do të vijë për ta më 14 shkurt.
“Ju e dini Programin tonë! Ju e dini çka do të thotë Rimëkëmbja për Kosovën. Ju e dini çka do të thotë Rimëkëmbja për secilin prej jush. Pensionistin. Mësimdhënësin.. Intelektualin. Ndërmarrësin. Taksistin. Studentin. Nënën. Gratë e Kosovës. Rininë e Kosovës. Të gjithë e dinë çka është Rimëkëmbja. Sepse Rimëkëmbja do të jetësohet me Ju! Sepse ju jeni Rimëkëmbja. Sepse PDK-ja është Rimëkëmbje. “, ka shtuar ai.
Hoxhaj para mijëra simpatizantëve të PDK-së, ka thënë se Vetëvendosja është mjegulla, që po I mbajnë fshehur historinë e tyre, duke shtuar se Vetëvendosje është e rrezikshme dhe është e panjohura.
“Vetëvendosje është mjegulla. Ata i fshehin qëllimet e tyre. Ata e fshehin programin e tyre. Ata fshehin historinë e tyre. Ata fshihen! Vetëvendosje është e rrezikshme.Sepse e panjohura është e rrezikshme. Sepse mjegulla është e rrezikshme. Ne nuk do të lejojmë që Albin Kurti të marrë pushtetin. Ne nuk do të lejojmë që Kosova të rrëshqas në ujëra të panjohura. Ne do ta ndalim atë. PDK do ta ndal atë! Të gjithë ne së bashku do ta ndalim atë. “, ka thënë Hoxhaj në tubimin përmbyllës.
Të dielën, Hoxhaj tha se do të fitojë Rimëkëmbja dhe dha edhe disa premtime se si kryeministër do t’i realizojë.
“Të dielën, ne do të fillojmë Rimëkëmbjen. Jam i nderuar të bëhem Kryministri juaj i ri. Ju premtoj. Unë do të mbaj fjalën. Unë garantoj që secila fjalë e programit tonë do të jetësohet!. Ja u jap fjalën dhe besën!Dhe ju duhet të më besoni për këtë. Më besoni që ne do të realizojmë të ardhura më të larta për të gjithë qytetarët e Kosovës. Programi jonë ekonomik është më i miri. Është pragmatik. Është i realizueshëm. “, ka thënë Hoxhaj.

T� tjera
-
Arrestohet një person në Vushtrri, dyshohet se sul*moi bashkëshorten dhe e largoi nga shtëpia
Një person është arrestuar në Vushtrri, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fiz...
-
Vëllai e bën për spital motrën në Ranillug
Një person është arrestuar në Ranillug, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht...
-
Vrasja e Arlinda Zekajt – sekuestrohen armë, municion dhe 115 gëzhoja në shtëpinë e të dyshuarit
Policia e Kosovës ka sekuestruar një sasi armësh, municioni dhe mjetesh të tj...
-
Dy raste të dhun*ës në familje në Rahovec dhe Gjakovë vetëm për 24 orë
Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të dhunës në familje, të ndodhura...
-
Dy ditë pas vr*asjes së Arlinda Zekajt, i dyshuari Albert Sylaj ende në arrati
Të dielën mbrëma, Arlinda Zekaj dyshohet se u vra me sëpatë nga ish-kunati i ...
-
Bashkëshorti dhe vëllai rrahën një grua në Viti
Një grua në Viti ka përjetuar dhunë fizike nga bashkëshorti dhe vëllai i saj,...
-
Dakaj: Mos u çuditni për papërgjegjësinë institucionale, kur tolerojmë pushtete që shkërdhejnë dinjitetin e çdo individi! Arlinda Zeka është viktimë e kësaj shoqërie
Gazetari Shkëlzen Dakaj ka reaguar ashpër pas tragjedisë së Arlinda Zekës, du...
-
Studentët mposhtën Vuçiqin pas 14 vitesh, nisin bisedimet për qeverinë e re në Serbi
Lëvizja studentore në Serbi, e cila shënoi një fitore historike në zgjedhje, ...
-
Protestat hyjnë në ditën e 14-të, Rama përsërit thirrjen për dialog me studentët
Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe këtë të martë thirrjet për dialog me stu...
-
Tahiri për Arlinda Zekajn: Të gjithë mekanizmat përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka reaguar sërish për ...
-
Kontrolli në veturën e 20-vjeçarit çon në ndalimin e tij nga policia në Shtime
Një 20-vjeçar është ndaluar nga Policia e Kosovës në orët e para të së martës...
-
ZKA-ja kishte konstatuar mangësi në efikasitetin e institucioneve në trajtimin e rasteve të dhunës në familje
Auditorja e Përgjithshme e Kosovës, Vlora Spanca, ka thënë se vrasja e Arlind...





























