Lajme

Hoxhaj: Krizat në rajon, dëshmi e kthimit të historisë për hegjemoninë serbe në Ballkan

Autori: Gazeta inFokus 19:51 | 29 December 2022

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një reagimi ka thënë se krizat në rajon janë dëshmi e kthimit të historisë për shkak të përpjekjeve për hegjemoninë serbe në Ballkan.

Përmes një reagimi në rrjetin social Twitter, Hoxhaj ka thënë se krizat në Bosnje dhe në veri të Kosovës, së bashku me përpjekjen për të zgjedhur një qeveri në Mal të Zi, janë dëshmi e kthimit të historisë për shkak të përpjekjeve për hegjemoninë serbe në Ballkan, transmeton Klan Kosova.

Ai tutje ka shkruar se ndoshta dikush në Bruksel të paktën i lexon lajmet nëse BE-ja ka dështuar të veprojë politikisht.

-Advertisement-

“Krizat në Bosnjë dhe në veri të Kosovës, së bashku me përpjekjen për të zgjedhur një qeveri në Mal të Zi, janë dëshmi e kthimit të historisë për shkak të përpjekjeve për hegjemoninë serbe në Ballkan! Ndoshta dikush në Bruksel të paktën t’i lexojë lajmet nëse BE ka dështuar të veprojë politikisht”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera