Hoxhaj i reagon Kurtit për deklaratën për luftë: Duhet të mblidhet Kuvendi

Autori: Gazeta inFokus
10:31 | 12 August 2022
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, i ka reaguar kryeministrit Kurti për deklaratat e tij për luftë, duke thënë se nëse situata qenka serioze kryeministri duhet të thërras Kuvendin dhe të japë shpjegim publik.
Hoxhaj, ish-ministri i jashtëm, përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka thënë se gjatë kësaj jave Kryeministri Kurti dy herë foli për një luftë të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë!
“Javën tjetër Kurti takohet me Vuçiqin në Bruksel! Çfarë kuptimi ka dialogu dhe diplomacia në tavolinë kur në terren po kërcënohemi me luftë?”, ka shkruar Hoxhaj.Tutje, ai ka thënë se nëse situata qenka kaq serioze, atëherë do të duhej të mblidhet Kuvendi dhe jo të shkojë kryeministri në Bruksel.
“Nëse situata qenka kaq serioze, atëherë do të duhej të mblidhet Kuvendi dhe jo të shkojë kryeministri në Bruksel. Nëse ka ndonjë sinjal për situata serioze, Kurti duhet ta njoftojë opozitën dhe partnerët. Nëse nuk është reale mundësia e luftës, atëherë kush investon në një Kosovë nëse është në gjendje lufte? Kush e njeh më? Si mund të anëtarësohet Kosova në organizata ndërkombëtare? Rrëfimi për Kosovën si shtet në prag lufte aq shumë po dëmton vendin sa që të tejkalojë imagjinatën e Kurtit? Por, nëse situata është serioze, kryeministri Kurti duhet të japë shpjegim publik dhe informim politik neve, deputetëve të Kuvendit.”, ka shkruar Hoxhaj.
Nënkryetari i Kuvendit tutje ka thënë se sipas Kushtetutës, Kryeministri dhe Presidenti i Republikës kanë për detyrë të thërrasin mbledhjen urgjente të Kuvendit të Kosovës çdoherë kur kanë informacione të besueshme se ka rrezik të drejtëpërdrejtë për luftë dhe konflikt të armatosur, kur rrezikohet siguria dhe mbrojtja e vendit, jeta dhe prona e qytetarëve.
“Çfarë mënyre komunikimi është kjo e parisë institucionale kur flasin për luftë e nuk zbatojnë detyrat kushtetuese që kanë ndaj vendit dhe qytetarit?”, ka shtruar pyetjen ai.
Statusi i plotë në Facebook:
Gjatë kësaj jave Kryeministri Kurti dy herë foli për një luftë të mundshme mes Kosovës dhe Serbisë! Javën tjetër Kurti takohet me Vuçiqin në Bruksel!
Çfarë kuptimi ka dialogu dhe diplomacia në tavolinë kur në terren po kërcënohemi me luftë? Nëse situata qenka kaq serioze, atëherë do të duhej të mblidhet Kuvendi dhe jo të shkojë kryeministri në Bruksel.Nëse ka ndonjë sinjal për situata serioze, Kurti duhet ta njoftojë opozitën dhe partnerët. Nëse nuk është reale mundësia e luftës, atëherë kush investon në një Kosovë nëse është në gjendje lufte? Kush e njeh më? Si mund të anëtarësohet Kosova në organizata ndërkombëtare?
Rrëfimi për Kosovën si shtet në prag lufte aq shumë po dëmton vendin sa që të tejkalojë imagjinatën e Kurtit? Por, nëse situata është serioze, kryeministri Kurti duhet të japë shpjegim publik dhe informim politik neve, deputetëve të Kuvendit.Sipas Kushtetutës, Kryeministri dhe Presidenti i Republikës kanë për detyrë të thërrasin mbledhjen urgjente të Kuvendit të Kosovës çdoherë kur kanë informacione të besueshme se ka rrezik të drejtëpërdrejtë për luftë dhe konflikt të armatosur, kur rrezikohet siguria dhe mbrojtja e vendit, jeta dhe prona e qytetarëve.
Çfarë mënyre komunikimi është kjo e parisë institucionale kur flasin për luftë e nuk zbatojnë detyrat kushtetuese që kanë ndaj vendit dhe qytetarit?

Të tjera
-
Kolona me kilometra në dalje të autostradës së re në Milot (PAMJE)
Një kolonë e gjatë me kilometra u shënua sot në segmentin e daljes së autostr...
-
Parashikimi i motit për të hënën
Të hënën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Përreth z...
-
Tentativa e 29-të, nesër mblidhen sërish deputetët
Dje dështoi për të 28’n herë konstituimi i kuvendit. Kjo pasi Avni Dehari...
-
Vetëvendosje njofton se Valon Prebeza do të jetë kandidat për kryetar të Fushë Kosovës
Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se Valon Prebeza do të jetë kandidat për kry...
-
Lladrovci: Thaçi me 58 deputetë i krijoi institucionet, Kurti të ndryshojë Haxhiun për kandidate
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për ...
-
Eurobarometri: Shqiptarët, më optimistët në Ballkan
Anketa më e fundit e Eurobarometrit ka zbuluar ndryshime të dukshme në percep...
-
Çmimet e konsumit më të larta krahasuar me vitin e kaluar
Tre për qind janë më të larta çmimet e konsumit sivjet, krahasuar me periudhë...
-
Policia: Vde*kja e 26-vjeçarit në autostradë nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e të riut në austostradën “Arbë...
-
Kurti thotë se siguria nacionale në Kosovë është përmirësuar shumë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se siguria nacionale ...
-
Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim jep detaje: I riu ra nga një lartësi e urës dhe vdi*q në vend
Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim e Kosovës ka njoftuar për vdekjen tragjike të ...
-
Policia kufitare serbe ndalon për tri orë infermieren shqiptare që punon në Ferizaj
Policia serbe e ka ndaluar në pikën kufitare Dheu i Bardhë, infermieren shqip...
-
Tërhiqet trupi i pajetë i të riut që vdiq në vetaksidentin në autostradën “Arbën Xhaferi”
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e para të së dielës tek vendi i quajt...