Lajme

Hoxhaj: Historia e shkruar në vitin 1999, nuk mund të rishkruhet

Autori: Gazeta inFokus 13:41 | 03 April 2023

Nënkryetari i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, ka thënë se e hëna është plotë dhimbje pasi në Hagë ka filluar procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Ai është shprehur i bindur në pafajësinë e tyre, teksa ka thënë se historia e shkruar në vitin 1999, s’mund të shkruhet sërish.

“Sot është një ditë plotë dhimbje për shqiptarët kudo që janë, meqë filloi procesi në Hagë ndaj krerëve të UÇK-së, të gjithë këta bartës institucionesh kanë qenë të zgjidhur nga qytetarët”.

-Advertisement-

“Është një fazë plotë dhimbje dhe plotë e padrejtësi dhe me këtë rast do të mbyllet në favor të tyre. Të gjithë krerët e UÇK janë heronjtë e luftës dhe paqes dhe dje e kishim një marsh me një prani të madhe të qytetarëve”, shtoi Hoxhaj, transmeton Klankosova.tv

“Për mendimin tim historia e Kosovës është shkruar deri në shtator të vitit 1999 dhe e njëjta nuk mund të shkruhej më 2023”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera