Hoxha vjen me një manual për BE-në: KFOR-i s’është për t’i legjitimuar kërkesat e Beogradit

Autori: Gazeta inFokus
11:56 | 25 December 2022
Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha ia ka dhënë shtatë këshilla Bashkimit Europian se si duhet të ndërmjetësojë mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ndryshimi i drejtë i sjelljes së Brukselit mund të përcaktohet shkurt në pak linja”, shkruan Hoxha në Facebook, duke renditur më pas shtatë pikat.
“Negociatorët e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vijnë nga shtete që e njohin Kosovën, pasi këta janë 80% e shteteve të BE”, shkruan ai.
Më pas, thotë se “duhet të jetë e qartë një herë e mirë se Vuçiçi bashkë me udhëheqjen e Serbisë nuk kanë ndryshuar as në aspektin e të drejtës dhe as në atë të regjimit”.
“Shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të integrohen njëkohësisht me kushtin e njohjes së tyre të ndërsjellë”.
Më tej, anëtari i LVV-së thotë se “nuk duhet të ketë relativizim të vendimeve të GjND në horizontin e dialogut dhe as në gjendjen faktike të shteteve të Kosovës dhe Serbisë”.
“Shtetet që ndihmojnë Serbinë me investime, vetëm mirëmbajnë politikën ruse në Ballkan, pra në thellësi të Evropës”, shkruan ai.
“5 shtetet që nuk kanë njohur ende Kosovën, janë shtete që në thelb mbështesin, me dashje apo pa dashje, interesat gjeopolitikë dhe gjeoekonomikë të Rusisë, sidomos në realitetin e agresionit rus mbi Ukrainën”, shton ai në pikën tjetër.
Në fund, Hoxha ka një këshillë edhe për KFOR-in.
“Sa për KFOR-in, ky duhet të kuptojë se nuk është aty për të legjitimuar kërkesat e Beogradit, por për të ruajtur stabilitetin, i cili mund të vihet në rrezik vetëm prej Serbisë”, ka shkruar ai.

Të tjera
-
Dodik e shmang paraburgimin, paraqitet vullnetarisht në Prokurorinë e Bosnjës
Lideri i serbëve të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, e ka shmangur vuaj...
-
Aksident zingjiror mes disa veturave në Veternik
Një aksident zingjiror ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë, saktësisht ...
-
Policia në Mitrovicë parandalon përleshje mes të rinjve, arrestohen 15 persona
Një përleshje e planifikuar fizike mes dy grupeve të rinjsh është parandaluar...
-
Zja*rri përfshin majën e Goleshit në Drenas, pamje alarmante nga vendngjarja
Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në majën e malit të Goleshit në Drenas, du...
-
E pazakontë në Pejë: Mjeku nxjerr protezën e dhëmbëve nga lukthi i një pacienti
Një intervenim i pazakontë është bërë në spitalin e përgjithshëm të Pejës. ...
-
Alarmon avokati Fetahu: Komisioni i fshehtë në Kuvend është jo kushtetues, çdo deputet që e voton e shkel Kushtetutën
Avokati i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Fetahu, ka ngritur shqetësim ...
-
Aktakuza ndaj Damkës, Musliu-Shoshi: Hap i rëndësishëm drejt zbardhjes së skandalit që e kemi denoncuar
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka përshëndetur aktakuzën që Prokur...
-
OKB: 613 palestinezë janë vr*arë në pikat e shpërndarjes së ndihmave humanitare në Gaza
Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka njoftuar këtë të prem...
-
“Toka e Babës” – Rifat Smani tregon se është një nga problemet më të mëdha të shqiptarëve, për këtë arsyje nisi serialin e ri
Rifat Smani, një prej aktorëve më të njohur në skenat shqiptare, ka filluar n...
-
Osmani: Sot edhe Kosova feston krah për krah me Amerikën
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në përvjetorin e 249-të të Pavarësisë së ...
-
Kurti takohet me dy deputetë britanikë
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në...
-
Haziri: Vendimi i Kushtetueses është kristal i qartë, por po keqinterpretohet nga LVV
Lutfi Haziri, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se ve...