Hoti: Të enjten në Kuvend vijnë dy projektligje që godasin ekonominë e tregut
Autori: Gazeta inFokus 12:22 | 18 October 2022
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, në një postim në Facebook, ka shkruar se të enjten në Kuvend do të diskutohen dy projektligje, që sipas tij “do t’i japin goditje të rëndë ekonomisë së tregut dhe konkurrencës së lirë në Kosovë”.
Ai tha se projektligji i parë cakton marzhat tregtare për produktet themelore ushqimore dhe çmimin maksimal, “si dhe i detyron tregtarët të mbajnë rezerva në depo dhe masa tjera që mund t’i teken Qeverisë”.
“Në situata të luhatjes së madhe të çmimeve, siç është situata tani me inflacion të lartë, duhet përdorur mekanizma të tjerë. Mekanizmi i parë e prek anën e ofertës: (1) ulja e ngarkesave tatimore dhe akcizave, të cilat ulin drejtpërdrejt kostot e furnizimit, si dhe (2) subvencionimi i energjinë në veçanti. Mekanizmi i dytë e prek anën e kërkesës, duke mbrojtur të ardhurat e familjeve përmes: (1) indeksimit për normën e inflacionit të pagave në sektorin publik, pensioneve dhe ndihmave sociale, si dhe (2) rritjes së pagës minimale në ekonomi”, ka shkruar ai.
Hoti ka thënë se “çdo formë tjetër e ndërhyrjes në treg e shkatërron konkurrencën”.
“Nëse ky projektligj miratohet kështu siç është përgatitur nga Qeveria, do të falimentojnë tregtarët e vegjël dhe të mesëm. Në treg do të mbeten vetëm disa tregtarë të mëdhenj, të cilët mund të përballojnë marzhat shumë të ulëta për shkak të ekonomizimit të shkallës që tanimë e kanë arritur. Sapo të falimentojnë tregtarët e mesëm e të vegjël, të mëdhenjve do tu rriten shitjet dhe fitimet. Ky do të jetë efekti në përfundimtar i këtij projektligjit, krahas çrregullimeve masive në ofertë në afat të shkurtër”, është shprehur Hoti.
Ndërkaq, projektligji i dytë, Hoti thotë se merret me kontratat për investime publike.
“Projektligji i dytë merret me kontratat për investimet publike. Sado që çështja është e arsyeshme, pasi investimet publike kanë ngecur, projektligji krijon kaos në kontratat publike. Në projektligj nuk ka qartësi si definohet inflacioni në çmimet e materialeve në kontrata. Nuk dihet sa duhet të jetë inflacioni në mënyrë që të kompensohet operatori. Lista e materialeve, për të cilat operatorët do të kompensohen, është arbitrare. Lejohet mundësia që të kompensohen operatorët edhe për makinerinë që e kanë blerë, e cila nuk do të shërbejë vetëm për kontratën ekzistuese, por edhe për punë të tjera në të ardhmen që kryen operatori ekonomik. Lejohet mundësia e shkëputjes së kontratave nëse operatori nuk pajtohet me vendimin e autoritetit kontraktues, e shumë anomali të tjera”, ka shkruar ai.
Ai thotë se “anomali në vete është Opinioni i Ministrisë së Financave për ndikimin buxhetor të këtij projektligji. Sipas projektligjit, kostoja e kontratave mund të rritet deri në 20%”.
“Por Ministria thotë se ky projektligj nuk krijon kosto shtesë për Buxhetin e Republikës së Kosovës.”
Sipas tij, “qasja e duhur për të për të adresuar problemin e investimeve të ulëta kapitale është duke amendamentuar ligjin për prokurim publik: duke indeksuar vetëm çmimet e materialeve ndërtimore sipas çmimit mesatar në bursë, dhe vetëm këtë herë. Çdo qasje tjetër shkakton kaos dhe krijon hapësirë për abuzime”.
Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë na pret mot kryesisht me diell dhe vranësira krejtësisht të p...
-
Nga 600 në 900 euro, Hamza për pagat: Nëse s’e realizoj premtimin, jap dorëheqje
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),...
-
Arrijnë votat e para nga diaspora
Kanë arritur sonte votat e para nga diaspora, kurse veturat zyrtare që transp...
-
Policia gjen sërish ạrmë dhe mụnicion në veri, ishin fshehur në një kotec pulash – arrestohet një 68-vjeçar
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur sërish armë dhe municion në veri t...
-
Gashi: Takim i përzemërt i kandidatëve të LDK-së me banorët e lagjes Qerkezi në Obiliq
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numrin 11, Xhafer G...
-
Qeveria Kurti godet direkt diasporën: Dyfish më shtrenjtë çmimet e biletave për Prishtinë
Me heqjen e vizave, kosovarët kanë nisur të lëvizin më shpesh në Zonën Scheng...
-
Akshampazar, Albini rehaton tezakun dhe militantët nëpër poste publike
Kryeministri dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, pak para se ta përfundoj m...
-
Shahin Dervishaj viziton Polacin e Hasan Prishtinës: Në këtë vizitë, u frymëzova nga pasioni dhe dedikimi që ata kanë treguar për Kosovën
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës me numrin 77, Shahin D...
-
Ministrja Haxhiu kapet në rrenë për herë të dytë për qaforen me çmim marramendës?
Një qafore luksi e prodhuar nga marka e njohur e argjendarisë “van Cleef and ...
-
“Qëndrojmë pranë popullit të Suedisë”/ Osmani reagon pas sulmit në një shkollë në Orebro
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për fatkeqësinë...
-
Mbushet sheshi i Gjilanit për Bedri Hamzës: Më 9 shkurt, përfundon pritja për investime në Anamoravë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim masiv ...
-
Hakohet faqja e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, reagon ministri Rashiq
Ministri i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka bërë të ditu...