Lajme

Hoti: Sulmi ndaj Berishës është i papranueshëm dhe i dënueshëm

Autori: Gazeta inFokus 20:37 | 06 December 2022

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar përmes një postimi pas sulmit të ndodhur ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili u sulmua gjatë protestës e cila po mbahej të martën e 6 dhjetorit në bulevardin “Dëshmoret e Kombit”.

Hoti ka thënë se sulmi ndaj Berishës në protestë është i papranueshëm dhe i dënueshëm. Gjersa, ka theksuar se dhuna nuk ka vend në demokraci.

“Vendosja e demokracisë dhe lirisë së fjalës në Shqipërisë, përfshirë lirinë e protestës ndaj pushtetit, është e lidhur ngushtë me emrin e Sali Berishës. Sulmi ndaj tij në protestën e organizuar në Tiranë është i papranueshëm dhe i dënueshëm. Dhuna nuk ka vend në demokraci”, ka shkruar Hoti në një postim në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook.

-Advertisement-

Tutje, Hoti ka shkruar se secili duhet të ketë të drejtën për tu shprerë lirshëm dhe për tu mbrojtur.

“E drejta e secilit që të shprehet lirshëm duhet respektuar dhe duhet mbrojtur nga shteti”, ka thënë Hoti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera