Lajme

Ky është paralajmërimi i SHBA-së, nëse s’arrihet marrëveshja Rusi-Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 18 Prill 2025

Presidenti amerikan Donald Trump pritet të tërhiqet nga përpjekjet për të ndërmjetësuar një marrëveshje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës, nëse brenda disa ditësh nuk shfaqen sinjale të qarta për një zgjidhje të mundshme.

Kështu deklaroi të premten Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, gjatë një vizite në Paris, ku zhvilloi takime me liderë evropianë dhe zyrtarë ukrainas, raporton Reuters, transmeton Gazeta Infokus.

“Ne nuk do të vazhdojmë me këtë përpjekje për javë apo muaj pafund. Duhet të përcaktojmë shumë shpejt – dhe kur them shumë shpejt, po flas për çështje ditësh – nëse ka mundësi reale për një marrëveshje në javët e ardhshme,” tha Rubio.

-Advertisement-

Komentet e tij vijnë në një kohë kur diplomacia ndërkombëtare është përqendruar në gjetjen e një rruge drejt paqes, mes një konflikti që ka zgjatur më shumë se dy vjet dhe ka shkaktuar pasoja të rënda humanitare dhe gjeopolitike.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy