Hoti për të pagjeturit: Ndërkombëtarët duhet ta kushtëzojnë Serbinë për hapjen e arkivave

Autori: Gazeta inFokus
18:31 | 28 March 2023
Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti ka kërkuar nga akterët ndërkombëtarë që ta kushtëzojnë Serbinë që të hapë arkivat në mundësi që Kosova të ketë mundësi të ketë informacione të sakta në zbardhjen e fatit të të pagjeturve.
Në emisionin “FIVE” të RTV Dukagjini, Hoti ka thënë se ka insistuar që për çështjen e personave të pagjetur të ketë një nen të veçantë në aneksin e Marrëveshjes Bazë në mes të Kosovës dhe Serbisë të dakorduar në Ohër.
“Më 27 shkurt në takimin në Bruksel çështja e personave të zhdukur ka qenë në nenin 6, ka qenë insistimi im që në aneks të ketë afate kohore dhe të ketë nen të veçantë për fatin e të pagjeturve. Afatet kohore Serbia i ka refuzuar kategorikisht, unë nuk i besoj Serbisë, kam arsye të mjaftueshme të mos i besoj Serbisë”, ka thënë Hoti.
Ai ka thënë se Neni 6 thotë që të formohet një komitet i përbashkët dhe të monitorohet prej BE-së për zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe se neni i fundit thotë se moszbatimi i këtij aneksi nga cilado palë do të ketë ndëshkime nga faktori ndërkombëtar.
“Faktori ndërkombëtar duhet të kushtëzojë Serbinë të hapë arkivat e saj, arkivat e klasifikuara të Serbisë, urdhërat shtetërorë, kërkojmë ato që i ka bërë përmes policisë dhe ushtrisë së saj që të na qojnë në informacione të sakta në zbardhjen e fatit të pagjeturve”, ka vijuar Hoti.

Të tjera
-
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit, pika të rëndësishme në rend të ditës
Të hënën do të mblidhet Kryesia e Kuvendit. Takimi është l...
-
Arrestohet një person pasi keqpërdori besimin brenda kompanisë duke marrë para
Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi i njëjti dyshohet...
-
Tre ushtarë izraelitë vriten pranë kufirit me Egjiptin
Tre ushtarë izraelitë janë vrarë nga një oficer egjiptian i sigurisë gjat...
-
Parashikimi i motit për të dielën e 4 qershorit
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me die...
-
Anulohen zgjedhjet për këshillin lokal në Besi, banorët përleshen mes vete
Të premten është anuluar procesi për zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarësis...
-
Kërcënohet deputetja e PDK-së Ariana Musliu-Shoshi
Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ...
-
Kurti: 5 persona janë arrestuar dhe 28 të tjerë janë identifikuar për pjesëmarrje në protestat e dhunshme në veri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ata që ushtruan dhunë dhe...
-
Chollet bisedon me Vuçiqin: E inkurajova që të ndihmojë në qetësimin e situatës në veri
Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, k...
-
LAJMI I FUNDIT: Ngjarje e rëndë, një 24-vjeçar mbyt nënën e tij
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Përmet, mbrëmjen e së shtunës, ku një 2...
-
Tensionet në veri shqetësojnë investitorët e huaj
Sa herë që ndodhin incidente në katër komunat e banuara me shumicë serbe në v...
-
Shkon në 288 numri i viktimave nga aksidenti tragjik në Indi
Të paktën 288 persona mbetën të vdekur nga aksidentimi i dy trena...
-
Kryetari i Shoqatës “Vatra”: Kosova t’i zbatojë kërkesat e Uashingtonit, duhet të ndodhë edhe Asociacioni
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryetari i Shoqatës Vatra, Elmi Beris...