Hoti: LDK-ja ka prezantuar program të qartë zhvillimi, të tjerët bënë propagandë
Autori: Gazeta inFokus
18:28 | 12 February 2021
Kryeministri Avdullah Hoti, në përmbyllje të fushatës zgjedhore, tha të premten se vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës ka prezantuar program të qartë dhe të matshëm zhvillimi, përderisa të tjerët u morëm me propagandë dhe linçime.
“Vetëm ne kemi prezantuar program të plotë në këtë fushatë zgjedhore, program konkret për zhvillim ekonomik përmes fuqizimit të sektorit privat. Ne do të lehtësojmë qasjen në financa, do të forcojmë fondin për garantimin e kredive, do t’i subvencionojmë normat e interesit për bujq dhe do të rrisim grantet për gratë dhe të rinjtë. Do të zvogëlojmë licencat për biznese, do të bëjmë fiskalizimin digjital dhe do të liberalizojmë tregun e energjisë”, tha Hoti.
Ai shoi se vetëm ne e kemi përvojën e nevojshme dhe vullnetin të bëjë ndryshime në sistemin e drejtësisë, përmes një procesi transparent të vetingut.
“Ne, për 7 muaj qeverisje, e hoqëm nga diskursi publik fjalën korrupsion. Sepse ne qeverisëm me duar të pastra. Sepse Lidhja Demokratike nuk angazhohet për pushtet, por për shtet”, tha kandidati i LDK-së për kryeministër.
Hoti potencoi se vetëm Lidhja Demokratike ka treguar se respekton ndarjen e pushteteve. “Ne e kemi dëshmuar këtë me veprime konkrete në vazhdimësi. Sepse shteti është shtet, kur respektohen ndarja e shtyllave të shtetit. Vetëm me një qasje të tillë, na hapet rruga për integrim euro-atlantik. Vetëm ne e respektojmë lirinë e shprehjes dhe promovojmë tolerancën”, tha ai.
Hoti i ka ftuar qytetarët, të të gjitha moshave, burra e gra, djem e vajza, që të dalin në zgjedhje dhe të votojnë Lidhjen Demokratike, me numrin 132.

T� tjera
-
Kurti arrin në QKUK, merr pjesë në përurimin e Njësisë Koronare
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Qendrën Klinike Universita...
-
Njihuni me Kfor Gashin, lindi vetëm pak ditë para hyrjes së NATO-s në Kosovë
Nuk është ushtarak, por mban emrin e një prej misioneve ndërkombëtare më të n...
-
Sa euro u shpenzuan nga Aleanca për tre muaj?
62.675 mijë euro është shifra që Aleanca shpenzoi nga korriku deri në shtator...
-
Raporti i KQZ’së, LDK shpenzoi mbi 163 mijë euro në tremujorin korrik-shtator
Me qëllim të zbatimit të Ligjit për Financim të Subjekteve Politike, në ueb f...
-
Fondacioni Jahjaga dhuron rreth 80 mijë euro për Klinikën e Onkologjisë
Fondacioni Jahjaga ka ndarë një donacion në vlerë prej afro 80 mijë eurosh pë...
-
Kaq para shpenzoi PDK nga korriku deri në shtator
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e shpenzimeve të tremujo...
-
Për tre muaj, VV shpenzoi gati 270 mijë euro
Me qëllim të zbatimit të Ligjit për Financim të Subjekteve Politike, në ueb f...
-
Autostrada Prishtinë–Gjilan: Projekti që kaloi nëpër gjashtë qeveri dhe ende s’u përfundua
Makineritë e rënda qëndrojnë të fikura në disa pjesë të rrugës, ndërsa toka e...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Leposaviq, trupi dërgohet për IML
Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Kamen të Leposaviqit. Sipa...
-
Abdixhiku kujton Ukë Bytyçin: LDK nuk harron
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka kujtuar 24-vjetorin e vrasjes së Ukë By...
-
Rama: Nuk jap dorëheqje, jam i gatshëm për dialog
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka deklaruar se nuk do të japë dorëheqje, pas ...
-
Haxhiu pritet me ceremoni shtetërore në Maqedoninë e Veriut
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nisur vizi...

































