Lajme

Hoti: LDK-ja do të sigurojë fitoren e demokracisë ndaj autokracisë

Autori: Gazeta inFokus 12:47 | 09 February 2021

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës në një video të realizuar nga kjo parti ka thënë se kjo parti do të sjellë fitoren e madhe të demokracisë.

Sipas Hotit në këto kohë kur po rrezikohet demokracia dhe fjala e lirë populli duhet të jetë patriot dhe i përkushtuar ndaj shtetit dhe demokracisë, shkruan Gazeta inFokus.

Po ashtu në këtë video, Hoti përmend edhe Ibrahim Rugovën si projektues të shtetit të Kosovës.

-Advertisement-

“Të dashur qytetarë brenda dhe jashtë vendit para 30 vitesh gra e burra, patriotë të luftës e të lapsit të organizuar nga LDK-ja, e të udhëhequr nga presidenti historik Ibrahim Rugova e projektuan këtë shtet të pavarur e demokratik…”

Hoti ka thënë se sot më shumë se kurrë ka nevoje për patriotizëm i cili është përkushtim ndaj shtetit.

“Sot jemi në paqe por njësoj si atëherë kemi nevojë për patriotizëm. Patriotizëm ky që është përkushtim ndaj shtetit. Qeverisje që sjell zhvillim e punësim shëndetësi e arsim cilësor…”, ka thënë Hoti.

Për më shumë ndiqni videon./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera