Ekonomi

Hoti deputetëve: I votoni edhe këto dy ligje, para pushimeve

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 24 July 2020

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në takimin e mbajtur me presidentin Hashim Thaçi, tha se diskutuan për situatën dhe menaxhimin e saj me COVID-19 si dhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Hoti gjithashtu në këtë takim tha se ai pret dhe u bën thirrje gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që t’i kryejn edhe dy punët ende të pazgjidhura, rishikimi i buxhetit dhe ligji për rimëkëmbjen ekonomike.

“Unë pres dhe u kërkoj me mirëkuptim të gjithë deputetëve të grupeve parlamentare, që t’i kryejm edhe këto dy punë që na kanë mbetur, rishikimin e buxhetit, dhe ligjin për rimëkëmbjen ekonomike para se Kuvendi të shkojë në pushimet e verës”, u shpreh Hoti.

-Advertisement-

Ai theksoi se me presidentin diskutuan edhe për punimet që po i kryen Ministria e Shëndetësisë.

“Diskutuam gjerësisht për aktivitetet që kemi ndërmarrë për menaxhimin e situatës me COVID-19. E informova për punimet që po bëhen në Ministrinë e Shëndetësisë, dhe strategjinë që jemi duke e ndërtuar në aspekt më afatgjatë”, tha ai.

Udhëto nga Suedia drejt Kosovës me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy