Horoskopi 28 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet
Autori: Gazeta inFokus 07:17 | 28 July 2021
Dashi
Nervozizmi dhe tensioni do të jenë shenjat dalluese të kësaj të mërkure për ju. Emocionet që do ju shoqërojnë do jenë të çuditshme, prandaj zgjidhni të kaloni natën me njerëzit tuaj të afërt, për tu ndjerë më mirë.
Μund të kaloni një kohë të shkëlqyeshme sot me partnerin, nëse i përkushtoheni lidhjes suaj. Për ju që jeni ende në një periudhë vetmie, dashuria do t’ju trokasë në derë.
Demi
Mos iu nënshtroni asaj që ju shqetëson sepse së shpejti do të kalojë. Sidoqoftë, kini kujdes nga disa njerëz që mund t’ju vënë pengesa. Ndryshoni qëndrimin në marrëdhënien tuaj, përpiquni të sillemi pak më pozitivisht. Mos bëni kërkesa të tepruara, sepse nuk do të kënaqeni kurrë. Nëse jeni vetëm, sot është një ditë e mirë për ju. Hapni sytë
Binjakët
Mos e humbni durimin, sepse gjithçka do të bëhet ashtu si dëshironi. Mund të zgjasë pak, por patjetër që nuk duhet të dorëzoheni.
Mund të kaloni shumë mirë dhe të zgjidhni shumë çështje që ju kanë shqetësuar deri më tani në lidhje me sjelljen e partnerit tuaj. Dita do të sjellë flirte dhe njohje që së shpejti do të ndryshojnë situatën aktuale.
Gaforrja
Do ju duhet shumë planifikim por edhe gjakftohtësi, për të zgjidhur çështjet që ju shqetësojnë dhe veçanërisht ato që vijnë nga e kaluara.
Mos lejoni disa mosmarrëveshje të pakuptimta t’ju prishin gjendjen shpirtërore. Ju që jeni beqarë, dilni për një shëtitje me miqtë tuaj të dashur dhe së shpejti do të gjeni dikë që do t’ia vlejë t’i kushtoni vëmendje.
Luani
Jeni në pritje të lajmeve dhe ndryshimeve që do t’ju kënaqin shumë. Dita e sotme do t’ju japë një humor të këndshëm dhe energji për të bërë atë që keni në mendje.
Në romancën tuaj mund të kaloni një ditë të bukur edhe nëse do të keni disa mosmarrëveshje dhe keqkuptime të vogla. Do keni një njohje të re e cila do të vijë atje ku nuk e prisni dhe do t’ju emocionojë.
Virgjëresha
Ajo që duhet të bësh nga ana jote është të jeni i qetë. Në romancën tuaj është më mirë të jeni të relaksuar dhe të mos i jepni ndonjë rëndësi disa tensioneve që mund të lindin në marrëdhënien tuaj. Tregoni durim, për të kaluar një kohë më të mirë. Ndërsa ju qe jeni beqarë dita favorizon njohje të reja, prandaj mos qëndroni të mbyllur në shtëpi.
Peshorja
Rrezikoni të irritoheni dhe të krijoni shumë probleme. Ruani qetësinë dhe bisedoni me njerëzit tuaj, në mënyrë që ata t’ju këshillojnë si duhet.
Në romancën tuaj, mund të kaloni një ditë të bukur dhe të afroheni me partnerin tuaj, duke bërë plane për lidhjen tuaj. Nëse jeni beqarë mbajini sytë hapur për çdo flirt që lind. Mund të jetë me vlerë t’i kushtohet shumë vëmendje.
Akrepi
Optimizmi e gjen vendin përsëri në mendjen por edhe në shpirtin tuaj. Kjo krijon një ndjenjë rinovimi, ndërsa ju doni të vini në praktikë të gjitha idetë tuaja. Mos hezitoni para asgjëje dhe askujt, mos harroni gjithashtu se njerëzit tuaj janë atje për t’ju mbështetur, prandaj flisni me ata pa frikë dhe pranoni këshillat e tyre.
Flisni me partnerin tuaj për ndjenjat tuaja dhe krijoni një atmosferë të bukur në marrëdhënien tuaj. Për ju që jeni beqarë, sot është shumë e favorshme për të njohur njerëz të rinj, prandaj mos e humbni kohën tuaj në shtëpi.
Shigjetari
Ka disa situata që ju shqetësojnë dhe sepse ndieni se nuk mund të bëni asgjë për to, i lini të pazgjidhura dhe gjithmonë i shmangni. Por në këtë mënyrë nuk do të jeni në gjendje të shpëtoni. Vendosni logjikën tuaj dhe jepni zgjidhje.
Në jetën tuaj personale gjithçka po shkon më mirë dhe ju e shihni marrëdhënien tuaj me më shumë optimizëm dhe besim. Nëse jeni akoma në fazën e kërkimit, përdorni hijeshinë tuaj për të bërë një njohje që ju intereson.
Bricjapi
Tendenca e izolimit që do t’ju bëjë që ti shihni gjërat më keq sesa janë dhe nuk do të jeni në gjendje të gjykoni objektivisht dhe realisht se çfarë po ndodh. Ulni ndjeshmërinë tuaj dhe gjeni kokëfortësinë tuaj për të përballuar problemet që ju kanë rrethuar.
Gjërat lëvizin shpejt dhe partneri juaj do t’ju befasojë me iniciativa dhe sugjerime në lidhje me të ardhmen tuaj. Nëse jeni beqar, nata funksionon në favorin tuaj. Bëni lëvizjen tuaj drejt personit që ju intereson dhe nuk do të humbni!
Ujori
Keni shumë ankth dhe padurim sot për qëllimet që dëshironi të arrini. Ky qëndrim mund t’ju çojë në lëvizje të gabuara. Besojuni ideve tuaja, bindini ato dhe mos e humbni planifikimin tuaj.
Është e rëndësishme të jeni të qetë sepse disa keqkuptime mund të krijojnë tensione në marrëdhënien tuaj. Mos lejoni detaje të parëndësishme të prishin atmosferën me partnerin tuaj.
Peshqit
Mos u tërhiqni sot përballë problemeve që do të paraqiten. Ju keni çdo mundësi për t’i zgjidhur ato në avantazhin tuaj, por gjithashtu keni mbështetjen e miqve, të cilët janë atje për t’ju ndihmuar. Çfarëdo që të jetë, jini të qetë dhe të sigurt.
Në romancën tuaj mos lejoni që lidhja juaj të bëhet viktimë e problemeve që vijnë nga fusha të tjera të jetës tuaj. Qetësohuni dhe kaloni mirë me partnerin tuaj, pa stresin që ju prish humorin. Ju që ende jeni duke kërkuar, së shpejti do të bëni një njohje të mirë.
Të tjera
-
Krasniqi e quan kryevepër filmin dokumentar që portretizon jetën dhe karrierën e Toni Kukës
Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës, Memli Krasniqi mbrëmë mori pjesë në...
-
Presidentja Osmani pritet me nderime të larta ushtarake nga homologu i saj kolumbian
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është pritur me nderime të ...
-
“Auhh tash vajzat po kanë shumë interesim për çiftelia, bile ma shumë se djemt”- Befason krijuesi i çiftelijave nga Medvegja
Sokol Musliu nga Medvegja i apasionuar për çiftelinë që nga mosha 12 vjeçare,...
-
112 vjetori i Pavarësisë, flamuri shqiptar ngrihet në Nju Jork
Kreu i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams ka mbajtur një ceremoni në Boëling ...
-
Konjufca iu bën thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen për zgjedhjet e 9 shkurtit
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca i ka bërë thirrje mërgimtarëve që të regj...
-
Promovohet sot romani `Oj Kosova ime` i autores gjermane Mechthild Henneke
Sot, do të promovohet romani i autores gjermane Mechthild Henneke me titullin...
-
Me disiplinë e vendosmëri, kadetët e FSK e përfundojnë marshimin 12.8 kilometërsh
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, ka njoftuar se kadetët e Forcës së Sigur...
-
Shefi i ri i KE-së pritet t’i takojë liderët e Ballkanit javën e ardhshme, për shkak të agjendës Osmani delegon ftesën te institucionet tjera
Presidenti i ri i Këshillit Evropian, Antonio Costa, javën e ardhshme pritet ...
-
Në Zubin Potok hapet një urë për këmbësorë, u ndërtua nga KFOR-i
Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, mori pjesë n...
-
Seanca plenare e NATO-s: Kosova ishte pjesëmarrëse – delegacionit serb iu refuzuan vizat, shkak dyshohet të jetë rreshtimi nga ana e Rusisë
Delegacioni serb nuk mori pjesë në seancën e 70-të të Asamblesë Parlamentare ...
-
Trump nënshkruan marrëveshje me Shtëpinë e Bardhë, zyrtarisht gati transferimi i pushtetit
Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump nënshkroi të martën një marrëveshje të...
-
Franca do ta arrestojë Netanyahun
Kryeministri francez, Michel Barnier, deklaroi se Franca do t’i zbatojë detyr...