E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 mln euro, Bashkia s’e lejon ti gjejë në plehra
Autori: Gazeta inFokus 11:39 | 26 November 2024
Një histori si nëpër filma është regjistruar në Uells, ku Halfina Eddy-Evans pasi hodhi aksidentalisht në kosh hard-diskun e ish-partnerit të saj James Hoëells është penduar, kur ka mësuar se ai vlente 682 milionë euro, pasi përmbante kodin për Bitcoins.
James tani po lufton për të marrë një leje që do t’i jepte atij mundësinë për të kërkuar në vendgrumbullimin e mbetjeve për hard-diskun që e bën atë milioner.
Ai kishte nisur të blinte Bitcoin që në vitin 2009 dhe ndërkohë e kishte harruar plotësisht llogarinë e tij me kriptomonedha. Pasi zbuloi se sa vlejnë tani 8 mijë Bitcoin-ët e tij, ai dëshiron që të gjejë hard-diskun, por Halfina thotë se e ka hedhur në kosh, por me kërkesën e tij.
Disku përfundoi në plehra nëntë apo dhjetë vjet më parë dhe çifti u ndanë ndërkohë. Pasi James eksperimentoi me kriptomonedha për javë të tëra në vitin 2009, ai ndaloi së bëri atë pas ankesave nga Halfina. Kompjuteri me të cilin kishte blerë Bitcoins ishte në dhomën e gjumit, kështu që partnerja kishte shprehur shqetësim për zhurmën e ventilatorit ndërsa flinte.
Pas kësaj, James i shiti komponentët për pjesë, por e mbajti hard-diskun. Ai më vonë transferoi të gjitha fotot dhe muzikën nga ai në kompjuterin e ri, megjithëse nuk mundi të transferonte skedarin e vogël që përmban kodet e Bitcoin sepse nuk ishte i pajtueshëm me sistemin operativ Apple. Ai shprehet për mediat britanike se e futi diskun në një sirtar dhe e harroi.
Halfina tani shpjegon për një tabloid britanik se disku u gjet në një qese të zezë së bashku me mbeturina të tjera, të cilat ish-partneri i saj ia kërkoi që t’i hidhte tutje. “Po, ia hodha plehrat, vetë ma kërkoi.
Nuk e kisha idenë se çfarë kishte në çantë, me dëshirë e lashë në landfill. Duhej të ishte përgjegjësia e tij, por doja të ndihmoja. Shpresoj ta gjejnë sepse do ta mbyllë gojën, nuk dua asnjë cent nga paratë e tij. Unë jam e sëmurë dhe e lodhur duke dëgjuar për të, nuk është faji im që ai e humbi atë!”, tha Halfina për Daily Mail.
Landfilli tani drejtohet nga këshilli i Newport-it dhe ata refuzuan t’i jepnin James lejen për të kërkuar në këtë zonë, duke përmendur lejen mjedisore dhe efektet e mundshme negative në mjedis.
Ai u ka ofruar edhe një donacion prej 10% të të ardhurave nga Bitcoin-et e gjetura, por ata nuk kanë pranuar. James sakaq ka nisur procedurat ligjore dhe kërkon dëmshpërblim prej 593 milionë eurosh për “privimin e pasurisë”.
Landfilli mban më shumë se 1.4 milion ton mbeturina, por James thotë se ka ngushtuar vendndodhjen e diskut në një zonë që përmban 100,000 tonë. “Ky problem nuk do të largohet kurrë, unë do të jem gjithmonë në kërkim të thesarit sepse ai po bëhet më i vlefshëm çdo ditë e më shumë”, tha James për Fortune.
Vlera e Bitcoin së fundmi arriti në 80 mijë dollarë, që është një rritje prej 80% këtë vit dhe rekordi më i lartë që nga krijimi i tij.
Të tjera
-
Djali i Fadil Fazliut thotë se babai i tij u “kidnapua”, jep detaje
Fahri Fazliu ka treguar detaje rreth arrestimit të babait të tij, Fadil Fazli...
-
Ganimete Musliu bën thirrje për mbylljen e Gjykatës Speciale: Po shkel mbi parimet e drejtësisë kombëtare dhe ndërkombëtare
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka reaguar...
-
Çfarë urgjence ka Fitore Pacolli, i thërret deputetët në ora 22:10 për t’i shqyrtuar dy projektligje – ftesa iu shkon pas fillimit të takimit
Kryetarja e Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, ...
-
Puç”, “kontrabandim i ligjeve”, Besnik Tahri thotë se pushteti po thërret seancë të Kuvendit në pikë të natës, pa i respektuar procedurat
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik...
-
Pse Agim Veliu nuk është në listën për deputetë nga LDK? Kështu përgjigjet Haziri
Agim Veliu nuk është përfshirë në listën e kandidatëve të LDK-së për deputetë...
-
Dështon të votohet Projektligji për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizimin
Projektligji për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizimin e Asistuar Mjekësor, n...
-
Rukiqi: Partia në pushtet e ka interes specifik tregtinë me energji elektrike, prandaj sot në mënyrë brutale e kapi Bordin e KOSTT’it
Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Berat Rukiqi dhe ...
-
“U arrestua dhe po procesohet për në Hagë, familjet me të kaluar patriotike po ndiqen”, flet avokati i Fadil Fazliut
Gjatë ditës së sotme është arrestuar Fadil Fazliu. Lidhur me këtë ka folur av...
-
Tërmet i fuqishëm në SHBA, lëshohet paralajmërimi për cunami
Një tërmet i fuqishëm është ndier në mbarë Kaliforninë veriore më 5 dhjetor d...
-
Zogaj: Performanca e Konjufcës në Kuvend me Listën Serbe u shërben paralelisht të dyja subjekteve
Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj thotë se ‘performanca e Konjufcës ...
-
Rexhaj: Hoti as atëherë e as tani nuk e ka kuptuar çfarë janë sigurimet shëndetësore
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Arbër Rexhaj, ka kritikuar deputetin ...
-
‘E vrạva se …’, zbardhet dëshmia e shqiptarit që i mori jetën gruas me çekiç
Të tjera detaje janë zbardhur nga krimi horror në Athinë, me protagonist një ...