Promovohet sot romani `Oj Kosova ime` i autores gjermane Mechthild Henneke
Autori: Gazeta inFokus 08:41 | 27 November 2024
Sot, do të promovohet romani i autores gjermane Mechthild Henneke me titullin: “Oj Kosova ime”. Romani ka një subjekt narrativ të dhimbshëm për luftën UÇK-së në Kosovë dhe ndërgjegjëson lexuesin për tmerret e luftës në Kosovë.
Artdashësit e letërsisë, nga sot e kanë mundësinë ta kenë në dorë ramanin e autores gjermane, Mechthild Henneke, të titulluar “ Oj Kosova ime”.
Romani është botuar në gjermanisht me titullin “Ach, mein Kosovo”, dhe në shqip është përkthyer nga Edlira Bushati, përkthyese e njohur dhe dekan i Fakultetit të Gjermanishtes në Universitetin e Shkodrës. Romani në shqip është botuar nga shtëpia botuese “Koha”.
“Oj Kosova ime”, ka një subjekt narrativ të dhimbshëm për luftën UÇK-së në Kosovë, që ndërgjegjëson për tmerret e përjetuara deri në ditën e çlirimit dhe është i bazuar në një ngjarje të vërteta dhe shumë sfida e aspekte reale të jetës, si janë lufta, ikja, jeta mes dy kulturave etj.
Në roman shtrohen pyetje filozofike si: “Për çfarë vlen të luftosh?” apo “Çfarë ndodh me njeriun në luftë?”
Personazhi kryesor rritet si mjek, shërben si mjek në një spital fushor dhe kalon shumë sfida që lënë gjurmë në ndërgjegjen e tij deri në ditën e çlirimit.
Ai është student i mjekësisë në Gjermani, dhe kthehet në atdhe për të luftuar, ku i bashkohet UÇK-së ashtu si shumë shqiptarë nga e gjithë bota. Me të shpërthyer lufta në atdhe, asgjë nuk mund ta mbajë që ta kapë armën në atdhe. Por, ballafaqimi me frontin, tmerret e luftës, që ai sheh dhe përjeton, bëjnë një kthesë tek ai që ta ndërrojë armën dhe ti kthehet stetoskopit, duke shëruar ushtarët e plagosur në një spital fushor të UÇK-së.
Romani është pritur mire nga kritika letrare e cila thekson se autorja “arrin të depërtojmë thellë në mendjen dhe zemrën e një të riu kosovar”.
„Është një roman i pazakontë lufte, sepse ai flet më shumë për shpëtimin e jetës sesa për vrasjen” theksohet në kritikat e shkruara për romanin.
Me një fjalë romani “Moj Kosova ime” është një pasqyrë e dramës njerëzore në Kosovën e luftës deri në mbarimin e saj, duke eksploruar ndjenja të thella të humbjes dhe rikthimit në një realitet të ri.
Të tjera
-
“Trepça” largon përkohësisht nga puna edhe një punëtor: Ka kryer shkelje të rënda të detyrave të punës
Ndërmarrja “Trepça” ka larguar përkohësisht nga puna një punëtor të kësaj kom...
-
Haradinaj: Juristja Emrie Bashota u bë pjesë e listës për deputetë të AAK-së
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se juristja Emrie Basho...
-
Presidenti Macron nis takimet për emërimin e kryeministrit të ri
Presidenti francez Emmanuel Macron zhvilloi të enjten takime me aleatë dhe po...
-
Procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve vazhdon pas pushimit dimëror, nga 13 janar
Dhomat e Specializuara të Hagës kanë bërë të ditur se rasti i gjykimit të Tha...
-
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në Ranilluk
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandimit me...
-
Qeveria përzgjedh listën e ngushtë të kandidatëve për Bordin e KEK-ut, në mesin e tyre “nipi i famshëm” i Besnik Bislimit
Nipi i zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës, Besnik Bislimit, Gëzim Tosun...
-
Deputetja Krasniqi reagon ashpër për punësimet familjare të Vetëvendosjes
Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar në rrjetin social Faceboook...
-
Maqedonci i takon studentët kosovarë në akademinë ushtarake të FASh-it
Komandanti i Akademisë së Forcave të Armatosura, gjeneral brigade Bardhyl Nur...
-
KFOR-i rrit masat e sigurisë pas sulmit në “Ibër-Lepenc” për mbrojtjen e infrastrukturës kritike -pamje nga Veriu
Misioni i KFOR-it ka thënë se ka rritur masat e sigurisë pas sulmit në kanali...
-
Pas Aleppos rebelët në Siri marrin një tjetër qytet të rëndësishëm, ushtria e Assad: Kemi pësuar shumë humbje, po tërhiqemi
Ushtria e Sirisë tha se po tërhiqet nga qyteti qendror Hama, duke shënuar një...
-
Kuvendi miraton në parim Projektligjin për Byronë Shtetërore
Shqyrtimi i parë për Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe ...
-
Kuvendi nuk ka kuorum për votimin e tri marrëveshjeve ndërkombëtare
Kuvendi i Kosovës ka dështuar të votojë tri marrëveshje ndërkombëtare në sean...