Horoskopi 27 Korrik, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Autori: Gazeta inFokus 06:41 | 27 July 2021
Dashi
Sot preferoni të qendroni vetëm, pa patur kontakte me persona të tretë. E gjithë vëmendja juaj është e përqendruar në gjendjen tuaj mendore dhe shpirtërore.
Të dashuruarit, mund të zhgënjehen nga partneri, por dashuria juaj është më e madhe, kështu që ju i tejkaloni debatet shumë lehtë. Beqarët mos investoni në njohje apo lidhje të reja. Shmangni intrigat dhe thashethemet në vendin e punës.
Demi
Sot është dita e surprizave dhe ndryshimeve. Sot jeni shumë entuziastë, veçanërisht në marrëdhëniet tuaja shoqërore. Beqarët mund të keni pasur ndjenja për një person të veçantë deri më tani dhe papritmas, interesi juaj kthehet te një person i ri!
Binjakët
Sot, nëpërmjet përgjigjeve tuaj të mençura dhe të kujdesshme fitoni respektin dhe admirimin e personave qe ju rrethojnë. Të dashuruarit tregohuni të përgjegjshëm ndaj partnerit tuaj. Nëse jeni beqarë, një person që ju premton një të ardhme dhe stabilitet pritet të shfaqet për ju, sot! Ky person ose do të jetë më i madh në moshë se ju se ju ose do ta takoni në ambientet e punës.
Gaforrja
Sot ndjenjat dhe mendimet tuaja i ktheni në vepra. Për beqarët, dëshira e madhe për aventura, do t’ju çojë në kontakte dhe flirtime erotike dhe do të sjellë në rrugën tuaj, njohje të reja dhe admirues! Të dashuruarit është mirë t’i shmangni nervat sot. Përpiquni të rinovoni marrëdhënien me partnerin , si për shembull duke bërë një shëtitje në natyrë.
Luani
Sot vendosni t’i kushtoni kohë dhe vëmendje emocioneve dhe dëshirave tuaja më të thella. Sigurisht do të kaloni momente tensioni me veten tuaj. Përfitoni nga energjia dhe intuita juaj për të bërë sqarimet e nevojshme në marrëdhëniet tuaja ndërpersonale!
Virgjëresha
Mos detyroni veten të bëni gjëra që janë përtej fuqisë tuaj. Shihni disa situata me më shumë optimizëm. Shmangni mbylljen ndaj vetes dhe përpjekjen për të zgjidhur problemet e të tjerëve, pa rregulluar problemet tuaja së pari.
Peshorja
Sot shihni partnerin tuaj me një sy tjetër, më romantik dhe do t’i shprehni dashurinë.
Sot ju pëlqen të shoqëroheni dhe të krijoni kontakte me njerëzit tuaj.
Në përgjithësi do të kënaqeni sot pasi jeni shumë optimistë dhe keni vullnet dhe dëshirë për të realizuar shumë nga idetë tuaja.
Kini pak durim dhe lërini hapësirë partnerit tuaj, në mënyrë që lidhja juaj të funksionojë mirë.
Akrepi
Ditë është e përshtatshme për të vendosur qëllime të reja.Vetëm kini kujdes që të mos lini pas dore situatat që duhet të zgjidhen menjëherë.
Mos lejoni askënd të ndërhyjë në planet tuaja.
Duhet t’i kushtoni më shumë vëmendje diskutimeve që do të bëni me partnerin tuaj, sepse mund të keni tensione dhe debate. Nëse nuk keni partner, nuk keni nevojë të stresoheni. Dita mund të fshehë surpriza dashurie shumë interesante për ju!
Shigjetari
Erdhi koha të ndryshoni disa zakone që ju shkaktojnë probleme dhe të kujdeseni më shumë për veten tuaj. Bëni një fillim të ri, i cili do t’ju ndihmojë të jetoni më mirë.
Është mirë t’i tregoni ndjenjat partnerit tuaj sot dhe të mos fshiheni pas egoizmit tuaj. Edhe nëse jeni beqarë, flisni me personin që ju intereson pa pasur frikë se do të refuzoheni.
Bricjapi
Mos i neglizhoni marrëdhëniet tuaja personale, për shkak të detyrimeve tuaja të shtuara profesionale, sepse në fund do të pendoheni.
Në marrëdhënien dashurore është mirë të flisni hapur me partnerin tuaj . Nëse jeni beqarë, mos humbisni kohë në situata që nuk ia vlejnë.
Ujori
Edhe pse ka pasur disa vonesa që ju kanë shqetësuar, gjërat sot do të zhvillohen në mënyrën më të mirë dhe do të jeni në gjendje të qetësoheni. Ajo që ju duhet është pak durim dhe qetësi, për të mos bërë gabime.
Disa probleme që keni pasur në marrëdhënien tuaj do të fillojnë të zgjidhen dhe do të ndiheni më të sigurt për partnerin tuaj. Ju që nuk mund ta duroni më vetminë, mos humbisni kohë duke qëndruar në shtëpi, por dilni dhe argëtohuni! Dikush do të magjepset nga prania juaj!
Peshqit
Do të jeni në gjendje të jepni një shpjegim për sjelljen e disa njerëzve që ju shqetësojnë. Mos hezitoni të flisni me njerëzit tuaj për atë që po mendoni, sepse ata mund t’ju ndihmojnë në këtë kërkim.
Zgjidhni problemet që ekzistojnë në marrëdhënien tuaj dhe gjithçka do të zhvillohet ashtu siç dëshironi.
Të tjera
-
Voton diaspora në Maqedoninë e Veriut, këto janë rezultatet zyrtare
Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga r...
-
Aksident mes katër veturash në Veternik, dy të lënduar
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturav...
-
Zeqiri: Kemi punë përpara në funksionalizimin e objektit të Komunës
Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë m...
-
Nervozohet Vuçiq: Veprimi i “neveritshëm”, duan t’i heqin sanksionet Kosovës
“Në Bashkimin Evropian tani kanë nisur një mekanizëm për heqjen e sanksioneve...
-
Të shtëna me armé në një lokal në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi njëri prejt tyre ka shtënë me ...
-
Mërgimtarët dërguan 112 milionë euro në Kosovë gjatë muajit mars
Mbi 112 milionë euro është vlera e dërgesave të mërgatës që janë sjellë në Re...
-
Shtatë raste të dhünës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosov...
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...
-
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ...
-
Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj Trump
David Pecker, ish botues i tabloidit ‘National Enquirer’, dëshmoi të enjten n...
-
Sot mbahet ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”
Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombët...
-
Osmani merr pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pajisjes moderne SPECT/CT/PET
Të premten e datës 26 prill nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kos...