Sport

HISTORIKE: Kosova nisë rrugën për “Euro2020”

Autori: Gazeta inFokus 11:27 | 25 March 2019

Të hënën me fillim nga ora 20:45 në stadiumin ”Fadil Vokrri”në Prishtinë, kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë ndeshjen e parë hapëse për kualifikime në kampionatin Evropian ”Euro2020”, kjo ndeshje cilësohet historike për faktin se luan për herë të parë në kualifikime për Evropian.

Kundërshtar do të ketë kombëtaren e Bullgarisë e cila është një skuadër mjaft i vështirë për “Dardanët”, kjo për faktin se ekipi i përzgjedhësit bullgar shihet kundërshtar i fortë nga trajneri Challandes dhe ekip me mjaft eksperiencë më shumë se ne.

“Ekipi është në gjendje mjaftë të mirë mirëpo duhet të mendojmë se nuk e kemi të lehtë ndeshjen ndaj Bullgarisë”, deklaroi Bernard Challandes.
Sfida e vërtet për Kosovën fillon tani sepse ndeshja me bullgarinë është mjaft e rëndësishme për ekipin dhe trajnerin Challandes kjo për faktin se luhet për ”Euro 2020”, dhe sfida e vërtet për skuadrën fillon tani.
“Dardanët” bëjnë pjesë në një grup me Anglinë, Republikën e Çekisë, Malin e Zi dhe Bullgarinë.

-Advertisement-

Atmosfera tek “Dardanët” është mjaft e mirë dhe vjen pas një ndeshje ndaj një kundërshtari mjaft i fortë dhe cilësor Danimarkën, e cila barazoi 2-2 në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin e kryeqytetit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërkaq paraqitja dhe loja e zhvilluar e lojtarëve kosovarë u cilësua shumë e lartë.
Kosova nuk di për humbje nga tetori i vitit 2017 dhe ka një seri mjaft pozitive që nga ardhja e Zviceranit si trajner.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera