Lajme

“Hipokrizi”, Bajrami: S’mund të protestonim në mëngjes e të takonim Kurtin në mbrëmje

Autori: Gazeta inFokus 21:35 | 07 September 2026

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar qasjen e opozitës dhe të partisë së saj lidhur me zhvillimet politike dhe negociatat me Lëvizjen Vetëvendosje.

Bajrami tha se do të ishte hipokrizi që kryetari i partisë të shkonte për të negociuar me kryeministrin Albin Kurti, ndërsa të nesërmen LDK-ja të dilte në protestë kundër tij.

“Thjesht ka qenë hipokrizi në qoftë se kryetari do të shkonte vetë i treti në bisedime me Kurtin në mbrëmje dhe ne të protestonim në mëngjes”, deklaroi Bajrami në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova.

-Advertisement-

Ajo tha se brenda LDK-së ka pasur dallime rreth kësaj çështjeje, duke vënë në dukje kundërthënien mes konstatimit të një shkeljeje dhe vazhdimit të negociatave me palën që akuzohet për atë shkelje.

Bajrami vlerësoi se LDK-ja duhet të vazhdojë të ushtrojë rolin e opozitës dhe të fokusohet në çështjet për të cilat, sipas saj, është votuar nga qytetarët, transmeton Klankosova.tv.

“Mendoj që ne duhet të vazhdojmë të bëjmë opozitën, sepse jemi votuar që t’iu tregojmë njerëzve se çka po ndodh me paratë e tyre, taksat e tyre, ligjet dhe rregulloret”, tha ajo.

Ajo bëri të ditur se oferta e Vetëvendosjes për LDK-në kishte qenë tri ministri dhe një pozitë të zëvendëskryeministrit, ofertë të cilën, sipas saj, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e kishte bërë publike edhe para mediave.

Bajrami e konsideroi këtë ofertë të papranueshme për LDK-në, duke argumentuar se partia ka 18 deputetë dhe rreth një të tretën e fuqisë elektorale të opozitës.

“E pakta që duhej matematikisht, neve duhej të na takonte 1/3 e Qeverisë, plus duhej të na takonte një prej pozitave të larta, duke marrë parasysh që Parlamentin e ka VV”, tha Bajrami në Klan Kosova.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy