Auto&Tech

Hiper-automobili i Mercedesit në shitje nga viti 2021

Autori: Gazeta inFokus 13:52 | 02 December 2019

Gjigandi premium gjerman Mercedes ka njoftuar lansimin e hiper-veturës së tij Mercedes-AMG One.

Modeli spektakolar u zbulua për publikun në vitin 2017 dhe pritej të lansohej këtë vit, por gjithçka u shty edhe për dy vjet, transmeton KosovaPress.

Mercedes do të shesë AMG One një në një edicion të kufizuar prej vetëm 275 njësive me një kosto 2,500,000 euro.

-Advertisement-

Ka një motor hibrid të bazuar në motorin 1.6 litra V6 me dy motorë elektrikë 120 kilovat në boshtin e pasmë dhe dy të më të vegjël në pjesën e përparme.

Fuqia totale do të jetë rreth 1.000 kuaj fuqi dhe nga 0 deri në 200 km/orë përshpejton për gjashtë sekonda.

Mercedes konfirmon se makina mund të kalojë vetëm 25 km me motor elektrik.

Sidoqoftë, për shkak të natyrës garuese të njësisë, motori SUS duhet të rinovohet plotësisht çdo 50,000 km.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera