Hill: Serbia duhet ta ketë një qasje për zgjidhjen e problemit me Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 07:45 | 11 October 2022
Ambasadori amerikan në Serbi,Christopher Hill në një intervistë për TV Happy, duke folur mes tjerash edhe për problemin mes Kosovës dhe Serbisë tha se “qoftë në këtë shekull apo në shekullin tjetër, serbët kur të zgjohen do të shohin se shqiptarët e Kosovës janë në jug dhe e njëjta gjë vlen edhe për shqiptarët e Kosovës”. Ai shpreson që ndërkohë të arrihet normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve për të mirën e qytetarëve të thjeshtë.
Më herët, shumë medie serbe e kishin raportuar gabimisht fjalinë e mësipërme të ambasadorit, duke e cituar se kishte thënë “Kur të zgjohen serbët do të shohin se shqiptarët e kanë marrë Kosovën për vete”. Mediet e njëjta më pas e kanë përditësuar lajmin me fjalinë e saktë të ambasadorit “Kur të zgjohen serbët do të shohin se shqiptarët janë në jug”, shkruan portali KoSSev.
Hill gjithashtu në këtë intervistë ka thënë se çështja e Kosovës është e vështirë për Serbinë, por edhe se mendon se duhet të ketë një qasje që do të drejtohet drejt zgjidhjes së atij problemi.
Në të njëjtën kohë, ai nënvizoi se SHBA-ja i përkrah përpjekjet e Bashkimit Evropian, i cili ndërmjetëson në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Mendoj se vendet perëndimore po kërkojnë nga Serbia dhe Kosova që t’i përmbahen procesit të dialogut dhe të përpiqen të ulin tensionet në mënyrë që të krijojnë hapësirë për bisedime të ndërsjella, të cilat do të çonin në normalizimin e marrëdhënieve.
Në të njëjtën kohë, Hill tha edhe një herë se nuk ka shumë ngjashmëri mes ngjarjeve të lidhura me Kosovën e vitit 1999 dhe situatës aktuale në Ukrainë.
Hill vlerësoi se vendet perëndimore po kërkojnë nga Kosova dhe Serbia që t’i përmbahen procesit të dialogut dhe të përpiqen të ulin tensionet dhe të krijojnë hapësirë që ata të bisedojnë me njëri-tjetrin për të arritur marrëdhënie normale.
Ndërsa për atë se sa përfitime mund të marrë Serbia në bashkëpunim me vendet perëndimore në fushën e energjisë, Hill tha se Serbia ka nevojë për një “përforcues” në këtë drejtim.
“Një nga arsyet e shqetësimit tonë në bashkëpunim me Serbinë tani është sjellja e Rusisë. Ajo që Putini ka bërë me Rusinë është një Rusi tjetër nga ajo që mbaj mend dhe ne duhet të jemi gati për këtë dhe se forma më e mirë e përgatitjes është që ne të gjithë të punojmë së bashku edhe më afër”, tha Hill.
Në pyetjen se cili do të ishte vendimi më i mirë që mund të merrte Serbia në këtë situatë, Hill tha se më së miri do të ishte të lidhej me vendet perëndimore, të fokusohej në atë që mund të bëhet tani dhe të vazhdojë në atë drejtim.
“SHBA-ja me të vërtetë dëshiron të qëndrojë pranë Serbisë, të cilën ne e shohim si një mike historike, partnere, por varësisht se çfarë do të ndërmarrë Serbia, mund të bëhet aleati ynë në të ardhmen, kjo do të varet nga Serbia”, theksoi Hill.
Të tjera
-
Hoxhaj: Kosova pa asnjë njohje që katër vjet, i ka humbur momentumi ndërkombëtar
Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, ka thënë se Palestina, edhe pse në Gaza ...
-
Ky është polici që u plāgos nga hajnat në Klinë
Në orët e para të mëngjesit të së enjtes është plagosur një polic në Zllakuqa...
-
Presidentja Osmani kujton heroin Ilir Konushevci në 26- vjetorin e rënies së tij
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar heroin Ilir Konushevci në 26-...
-
Deponohen mbi 700 euro të falsifikuara në një bankë në Prizren, konfiskohen nga forenzika
Në Policinë e Kosovës, zyrtarë të një banke në Prizren kanë njoftuar se në ba...
-
Në ditën e Evropës, shkallët e “Dragodanit”, marrin ngjyrat e flamurit të BE-së
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se shkallët ikon...
-
Policia e Kosovës shqipton 2071 tiketa trafiku brenda 24 orësh
Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë shqiptuar 2071 tiketa trafiku. ...
-
LAJMI I FUNDIT: Plāgoset një polic në Klinë në shtëpinë e priftit
Sot në orët e hershme të mëngjesit është plagosur një polic në Zllakuqan të K...
-
KFOR-i gjen një pu*shkë me 13 fish*ekë në Zveçan
Në komunën e Zveçanit nga njësia e KFOR-it është gjetur një pushkë e varur në...
-
Dita e Evropës, Rama: Shqipëria, më afër se kurrë ëndrrës së vjetër shqiptare
Sot shënohet Dita e Evropës. Me këtë rast, kryeministri shqiptar, Edi Rama...
-
Gjendet një mjet shpër*thyes në Gjakovë, lajmërohet FSK-ja
Forcat e Sigurisë së Kosovës janë kërkuar për ndihmë pasi është hasur një mje...
-
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, kështu do të ndahen mandatet në Kuvend
VMRO-DPME fitoi zgjedhjet parlamentare të 8 majit në Maqedoninë e Veriut. For...
-
Konjufca uron Ditën e Evropës: Kosova duhet të anëtarësohet pa kushte shtesë në KiE
Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar n...