Hill nuk ka iluzione se mund të ketë rezultate të shpejta në dialog
Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 27 February 2023
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë të hënën se takimi në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq tregon se Bashkimi Evropian po tenton të gjejë një zgjidhje që u përshtatet të dyja palëve në të ardhmen.
Ai u ka thënë gazetarëve në Kragujevc se nuk ka iluzione që mund të ketë rezultate të shpejta.
“Procesi i Brukselit nuk mund t’i gëzojë ata që presin rezultat të kënaqshëm menjëherë”, ka thënë Hill.
Ai e ka konfirmuar që i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, do të jetë pjesë e dialogut që zhvillohet në pasditen e së hënës në Bruksel.
“Dua ta theksoj se SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian janë duke punuar ngushtë në këtë çështje dhe jemi shumë të përkushtuar në këtë temë”, ka thënë mes tjerash Hill.
Blloku evropian e konsideron takimin e gjashtë mes dy liderëve si më të rëndësishmin, sepse kësaj here, sipas burimeve në Bruksel, nuk do të ketë diskutime për menaxhimin e krizave, por për një dinamikë të re të raporteve.
Të dyja palët pritet të arrijnë pajtueshmëri për propozimin e BE-së, si një “marrëveshje bazë” për normalizimin e raporteve.
Këtë propozim e përkrahin edhe Shtetet e Bashkuara.
Departamenti amerikan i Shtetit, i ka thënë të hënën Radios Evropa e Lirë se propozimi i Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë paraqet mundësi për popujt e të dyja vendeve, për të rritur sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
Burimet e BE-së në Bruksel kanë thënë në prag të këtij takimi se, presin që Kurti dhe Vuçiq të pranojnë propozimin, pa diskutime të mëtejme.
Pikë debati pritet të jetë vetëm një aneks për implementimin e pikave të marrëveshjes.
Në një draft që e ka parë Radio Evropa e Lirë, propozimi parasheh të drejta të barabarta për Kosovën dhe Serbinë, respektim të integritetit territorial, paprekshmëri të kufijve, njohje të simboleve shtetërore dhe një aranzhim të veçantë për komunitetin serb në Kosovë.
Përveç propozimit të BE-së, Departamenti amerikan i Shtetit ka përsëritur thirrjen ndaj Kosovës dhe Serbisë për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani në kuadër të dialogut.
Kosova dhe Serbia i kanë nisur negociatat e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian më 2011.
Përgjatë kësaj kohe janë nënshkruar diku 33 marrëveshje, por jo të gjitha janë zbatuar.
Tani për tani të dyja vendet kanë synime të ndryshme për marrëveshjen finale.
Kosova insiston në njohje reciproke, Serbia kërkon zgjidhje kompromisi./rel
Të tjera
-
Aksident i rëndë në Leposaviq, lëndohen dy persona
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar për një aksident trafiku n...
-
Kurti: Kosova s’ka probleme me serbët lokalë, por me Beogradin që s’u distancua nga Millosheviqi e Putini
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Samitin e Ballkanit Perëndimor të organi...
-
Dardan Krivaqa del para gjykatës
Ka nisur seanca e rigjykimit të, në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ndaj të ak...
-
Arrestohen dy burra në Gjilan: Rrahén dhe e mbajtën të mbyllur në lokal një person
Një person ka njoftuar Policinë e Kosovës, se është marrë nga dy të panjohur ...
-
Një person ngujohet dhe rrihet keq në një lokal në Gjilan, arrestohen dy të dyshuarit
Dy persona janë arrestuar në Gjilan, pasi të njëjtit dyshohet se kanë privuar...
-
Gjashtë raste të dhu*nës në familje, tre persona dërgohen në mbajtje
Në Policinë e Kosovës janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje gjatë...
-
Gjenden dy gran*ata dore në Graçanicë, ndërhynë KFOR-i e FSK-ja
Gjatë ditës së hënë nga Policia e Kosovës në Graçanicë janë gjetur dy granata...
-
Kadrijaj: AAK-ja ka kërkuar dorëheqjen e Qeverisë dhe jo shpërbërjen e kuvendit
Deputetja nga Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës, Time Kadrijaj në një deklaratë...
-
“Shoferit 40, e kompanisë 300 euro”, Policia e Kosovës e pamëshirshme për thyerjen e rregullave në trafik, shikoni sa qytetarë u gjobitën
Policisë së Kosovës si zakonisht i’u caktua detyra e zona në të cilën i reali...
-
Rritet numri i turistëve të huaj në Kosovë, këto janë vendet prej nga vijnë
Numri i turistëve të huaj të cilët vizitojnë Kosovën, është rritur nga viti n...
-
Komuna e Mitrovicës së Veriut rrënon një objektin e një kafiterie që po funksiononte ilegalisht
Komuna e Mitrovicës së Veriut ka rrënuar një kafiteri e cila për vite të tëra...
-
Bernard Kouchner anulon vizitën në Kosovë për 25 vjetorin e çlirimit
Përfaqësuesi i lartë i OKB-së, Bernard Kouchner dhe njëherësh edh ish ministr...