Lajme

Hill dhe Daçiq: Vazhdimi i dialogut e vetmja rrugë që do të sjellë rezultate konkrete

Autori: Gazeta inFokus 18:07 | 24 April 2023

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiq ka takuar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill. Sipas mediave serbe që përcjellin komunikatën e MPJ’së së së Serbisë, Daçiq theksoi se “Serbia është e përkushtuar për dialog politik, si dhe për forcimin e marrëdhënieve ekonomike dypalëshe me SHBA-të, por është e interesuar edhe për bashkëpunim në të gjitha fushat tjera ku ka potencial dhe nuk është shfrytëzuar në mënyrë adekuate”.

Siç njoftohet, ai ka theksuar përkushtimin e Serbisë për zhvillimin e bashkëpunimit rajonal duke shtuar se ruajtja e paqes dhe stabilitetit mbetet një nga prioritetet kryesore.

“Hill dhe Daçiq u pajtuan se vazhdimi i dialogut është mënyra e vetme që do të sjellë rezultate konkrete”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera