Auto&Tech

Hidrogjeni si karburant për të larguar ndotjen nga automobilat

Autori: Gazeta inFokus 09:22 | 27 November 2017

Rritja e përdorimit të hidrogjenit në trafik, për rrymë, ngrohje dhe industri të tjera mund të reduktojë bindshëm emetimin e dyoksidit të karbonit, mjaftueshëm për mbrojtje nga ngrohja globale, deri nga mesi i shekullit, sipas një njoftimi nga “Hydrogen Council” (Këshillin e Hidrogjenit).

Për të inkurajuar industritë të përdorin hidrogjenin, “Toyota” dhe “Air Liquide” ndihmuan në krijimin e “Hydrogen Council”, një grupi lobues, në janar të këtij viti. Në të janë 25 anëtarë dhe përfshihen prodhuesit e automobilave si “Audi”, “BMW”, “Daimler”, “Honda” e “Hyundai”, si dhe kompanitë e energjisë “Shell” dhe “Total”.

Ky këshill ka thënë se përdorimi i hidrogjenit për transport, gjenerim të energjisë, ruajtje të energjisë, industri dhe ngrohje mund të reduktojë emetimet e karbonit deri në gjashtë miliardë tonë deri më 2050.

-Advertisement-

“Kjo do të kontribuonte në rënien prej 20 për qind të zvogëlimit që kërkohet për të limituar ngrohjen globale prej dy gradë celsius”, ka thënë këshilli në një raport të publikuar në një konferencë të Kombeve të Bashkuara për klimën… (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera