Sport

Herolind Shala: Kemi luftuar si luanë dhe e arritëm qëllimin

Autori: Gazeta inFokus 23:31 | 14 October 2020

Kosova ka barazuar me Greqinë në ndeshjen që zhvilloj në kuadër të raundit të katërt në Ligën e Kombeve, shkruan Gazeta inFokus.

Pas ndeshjes ka folur mesfushori, Herolind Shala, i cili ka thënë që lojtarët kanë luftuar si luanë dhe e kanë arritur qëllimin.

Tutje mesfushori kosovar është shprehur i lumtur me bashkëlojtarët e tij.

-Advertisement-

“Kemi luajtur të gjithë 11-shën dhe ata që kanë luajtur, luajtën me zemër. Kemi luftuar si luanë dhe e arritëm qëllimin. Kemi mundur që të fitojmë sot, por jemi të kënaqur me lojën  dhe disiplinën. Normal që ata që luajtën e kanë bërë punën shumë mirë, kemi funksionuar mirë si ekip dhe kemi luajtur me përqendrim. Jam i kënaqur me djemtë tanë sot, sepse vetëm bashkë mund ta kthejmë pozitivitetin dhe gëzimin që e kemi pasur më herët”, ka deklaruar Shala./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera