Sport

Herolind Shala flet para ndeshjes me Moldavinë

Autori: Gazeta inFokus 18:29 | 17 November 2020

Mesfushori i kombëtares së Kosovës, Herolind Shala, ka folur para ndeshjes me Moldavinë, shkruan Gazeta inFokus.

Në konferencën për media të mbajtur këtë të martë në Prishtinë, Shala ka thënë se nesër luajnë për fitore dhe së janë favorit.

“Besoj që treguam kualitet dhe lojë të mirë me Slloveninë, por nuk kishim fat. Nesër jemi favorit në shtëpinë tonë, e dimë se Moldavia mund te na shkaktojë probleme por ne luajmë për fitore”, ka deklaruar Shala.

-Advertisement-

Tutje Shala ka folur edhe për krizën e rezultateve.

“Normalisht që nuk kemi arritur fitore që shumë ndeshje, por ne kemi besim tek stafi teknik dhe tek njeri-tjetri andaj nesër duhet të dalim në fushë si ekip dhe të rikthehemi tek rezultatet pozitive”, ka përfunduar Herolind Shala.

Mesfushori kosovar mungoni në sfidën ndaj Sllovenisë për shkak të suspendimit me kartonë, ndërsa pritet të luaj nesër ndaj moldavëve.

Kosovë – Moldavi, zhvillohet të mërkurën nga ora 20:45, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, takim ky që luhet në kuadër të xhiros së fundit të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera