Lajme

Haziri tregon se a kanë marrëveshje me PDK-në për të shkuar në zgjedhje (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 17:19 | 09 May 2017

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të bëjë marrëveshje me partnerin e koalicionit PDK për të shkuar në zgjedhje të parkoshme.

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri në emisionin “Politikë” ka thënë se marrëveshja e arritur mes partnerëve të koalicionit duhet respektuar dhe sipas saj asnjëra parti nuk lejohet të votojë mocion për rrëzimin e Qeverisë.

Haziri ka thënë se në këtë kohë vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje, por një kërkesë të tillë nga PDK-ka ka ardhur prej ditës kur në krye të PDK-së ka ardhur Kadri Veseli dhe qasja e kësaj partie ndaj LDK-së ka ndryshuar.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera