Lajme

Haziri paralajmëron deputetët: S’largohemi pa e votuar Ligjin për Specialen edhe në lexim të dytë

Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 05 October 2026

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri ka thënë se do të qëndrojnë para Kuvendit derisa të votohet Projektligji edhe në leximin e dytë.

“Këtu nuk ka përfundunar asgjë. Këtu sapo ka filluar. Do të presim këtu bashkë derisa të bëhet edhe leximi i dytë e të votohet Ligji për Dhomat e Specializuara. Pra, të mos mashtrohet askush se do të largohemi derisa të votohet Ligji për UÇK-në”, tha Haziri para të pranishmëve në protestë.

Ai i porositi protestuesit të mos gjuajnë në drejtim të Policisë.

-Advertisement-

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy