Lajme

Haziri: LDK nuk do të hyjë më në koalicion me VV-në

Autori: Gazeta inFokus 09:48 | 17 May 2023

Nënkryetari i Lidhjes i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka thënë se subjekti politik të cilit i takon nuk do të hyjë më në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

I pyetur nëse do të ketë mundësi për bashkëqeverisje mes këtyre dy subjekteve politike, Haziri është treguar i prerë.

“Jo, ne i kemi thanë që e respektojmë rezultatin zgjedhor të çdo partie që e ka një votë më shumë se ne, këtë rast po flasim për një dallim shumë më të madh, por ata e kanë mandatin dhe duhet me i realizu pritjet që i kanë shkaktuar vet”, ka thënë Haziri mbrëmë në RTV21.

-Advertisement-

Haziri i pyetur nëse kjo do të mund të ndodhte sikur koalicioni do të kërkohej për hir të stabilitetit politik në Kosovë.

“Na ka humbur motivi dhe e drejta me arsyetu, por edhe motivi unë i brendshëm që për hir të vendit me vazhdu me u urë e çdo partie politike në këtë vend”, tha ai.

Kujtojmë se LDK dhe LVV kishin bashkëqeverisur në Qeverinë Kurti I – qeveri kjo që zgjati shumë pak dhe rezultoi me humbje radikale vote të Lidhja Demokratike e Kosovës ku në zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021 ata shënuan rezultatin më të dobët zgjedhor ndonjëherë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera