Sport

Hazard te Real Madridi? Dy yje të Barçës për ta zëvendësuar në Londër

Autori: Gazeta inFokus 12:58 | 30 January 2019

Chelsea është një nga klubet më aktivë në Europë, në tregun e transferimeve. Klubi i Premier League, pasi bleu Pulisic dhe huazoi Higuain për momentin, vazhdon të punojë për të tashmen dhe të ardhmen. Mbi të gjitha, në lidhje me zëvendësimin e mundshëm të Eden Hazard, i cili është prioritet i Real Madridit për sezonin e ardhshëm dhe synon t’i përshëndesë londinezët në qershor.

Pra, “Blues”, siç është raportuar nga “Daily Express”, do të jenë të përgatitur që të nisin sulmin për të marrë Coutinho në rast të largimit të belgut. Për më tepër, braziliani do të ishte i gatshëm të pranonte propozimin eventual të Chelsea. Siç është raportuar mediat britanike, braziliani mund të kthehet në Premier League, pasi nuk i ka përmbushur pritshmëritë në “Camp Nou”.

Chelsea e shikon atë si zëvendësuesin ideal të Hazard, nëse ky i fundit largohet drejt Real Madridit në sezonin e ardhshëm. “Los Blancos” janë shumë ngulmues për të marrë “10” e bluve të Londrës, kështu që Chelsea është i detyruar të kërkojë zëvendësues. Coutinho duket opsioni i parë, megjithëse në orët e fundit është përfolur edhe Dembele. Pas largimit nga Liverpool dhe Anglia, braziliani nuk ka gjetur shumë hapësira në projektin e Barcelonës dhe performanca e tij ka qenë e luhatshme.

-Advertisement-

Për këtë arsye, Coutinho mund të bëhet pjesë e një lëvizjeje të rëndësishme mes Spanjës dhe Anglisë, që ka në themel transferimin e Hazard në La Liga, te Real Madridi, e shoqëruar me kthimin e mundshëm të ish-lojtarit të Liverpool në Premier League.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera