Sport

Hazard do të jetë zëvendësues i Benzemas

Autori: Gazeta inFokus 16:11 | 27 July 2022

Carlo Ancelotti e ka zgjedhur tashmë zëvendësuesin e Karim Benzemas.

Trajneri italian ka vendosur që Eden Hazard të jetë zëvendësues i sulmuesit francez në Real Madrid.

Ylli belg ishte pranë largimit nga “Los Blancos”, por duket se “Don Carlo” do t’ia japë atij edhe një rast.

-Advertisement-

Pra, ish-futbollisti i Lillet dhe i Chelseat do ta ketë mundësinë ta tregojë veten, por vetëm kur italiani vendos ta ndërrojë gjatë lojës sulmuesin francez, ose eventualisht kur dëshiron ta pushojë ose kur të jetë i lënduar, shkruan Express.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “As”.

Ishin pikërisht këta dy lojtarë që shënuan për Realin në miqësoren me Club American, e cila përfundoi 2:2.

Ndërkohë, kjo nënkupton se Borja Mayoral do të largohet nga “Santiago Bernabeu” dhe me gjasë do të transferohet në Getafe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera