Lajme

Haxhiu-Simiqit: Popull serb ka vetëm në Serbi, tërhiqeni deklaratën në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 13:27 | 09 September 2026

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka thënë se deklarimi i deputetit të Listës Srpska, Igor Simiq, që derisa e bëri propozimin për nënkryetar të Kuvendit tha “në emër të popullit serb”, është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

“Fillimisht dua të ndalem te deklarimi i deputetit Igor Simiq, i cili pas dhënies së fjalës për propozimet për nënkryetarin e Kuvendit nga radhët e komunitetit joshumicë serb, deputeti Simiq bëri një deklarim të papranueshëm. Ky deklarim është në kundërshtim me kushtetutën e Kosovës, popull serb ka në Serbi, Republika e Kosovës e ka popullin e Kosovës. Ta tërhiqni fjalën dhe ta bëni propozimin në përputhje me Kushtetutën”.

-Advertisement-

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy