Lajme

Haxhiu: Republika e Kosovës ka triumfuar në arbitrazh ndërkombëtar

Autori: Gazeta inFokus 13:05 | 04 August 2022

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Republika e Kosovës ka triumfuar në arbitrazh ndërkombëtar, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në “Facebook”, ajo a thënë se ky triumf ka ardhur pas më shumë se dy viteve betejë ligjore si pasojë e një padie të inicuar nga një individ.

“Pas më shumë se dy vite betejë ligjore si pasojë e një padie të inicuar nga një individ, Republika e Kosovës ka triumfuar në arbitrazh ndërkombëtar.

-Advertisement-

Avokatura Shtetërore në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, në bashkëpunim me firmën ligjore që përfaqëson Republikën e Kosovës në arbitrazh, tashmë kanë filluar hapat e radhës për ekzekutimin e vendimit të arbitrazhit dhe inkasimin e shpenzimeve”, ka shkruar Haxhiu./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera