Haxhiu: Prokuroria në krye me Lumezin s’kanë pasur vullnet t’i trajtojnë krimet e Serbisë në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 12:50 | 16 January 2023
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka vlerësuar se kërkesa për lëshimin e urdhërarrestit ndërkombëtar për kriminelët e Masakrës së Reçakut është lajm i mirë për drejtësinë dhe shtetin tonë sepse për herë të parë po shihen përpjekjet serioze për trajtimin e krimeve të luftës.
Sipas saj, qeverisjet e kaluara sikurse edhe sistemi prokurorial në krye me ish kryeprokurorin Lumezi nuk kanë pasur as vullnetin e as interesin për trajtimin serioz të këtyre krimeve ndaj popullit tonë, transmeton Klan Kosova.
“A duhet të japin përgjegjësi për gjithë këtë mosveprim?”, ka pyetur ajo në llogarinë e saj në Facebook.
“A duhet të japin përgjegjësi KPK që ende edhe përkundër faktit që kemi shtuar buxhetin që më shumë se 16 muaj, nuk është plotësuar me prokurorë e bashkëpunëtorë, Departamenti për krime lufte në kuadër të PSRK?”.
“A ka përgjigje sistemi se pse nuk po zbatohen dispozitat për gjykimin në mungesë të kriminelëve të luftës edhe përkundër që kemi hequr pengesat?”.
“Është tejet e rëndë që misionet e instaluara në Kosovë, UNMIK e EULEX sikurse edhe sistemi jonë i drejtësisë nuk kanë bërë sa duhet në drejtim të hetimit dhe gjykimit të shumë krimineleve të luftës me qëllim që të sjellim drejtësi për qindra masakra në Kosovë e as për Masakrën e Reçakut të cilën e rikujtuam dje”.
Sipas saj, shumë më tepër do të mund të bëhej menjëherë pas luftës, sidomos pas shpalljes së pavarësisë, e në veçanti nga 2018 e këtej.
“Institucionet tona jo vetëm që janë themeluar nga gjaku i të rënëve dëshmorë edhe martirë, por e kanë obligim themeltar të sjellin drejtësi për secilin krim të kryer nga shteti i Serbisë”.
Të tjera
-
Ngrihet aktakuzë ndaj një serbi të dyshuar për kri*me luf*te
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet M.P.,...
-
Përplasja me Qeverinë, Osmani: Telefonin hapur e mbaj gjithmonë, por propozimet e interesit kapital s’bëhen ashtu
Një propozim i momenteve të fundit i kryediplomates Donika Gërvalla-Schwarz n...
-
Vetura përfundoi në oborrin e një shtëpie, policia jep detaje për aksidentin në Slivovë
Gazeta Infokus publikoi pamjet e një aksidenti që ka ndodhur në Slivovë ku nj...
-
“Jam i gatshëm të përballem me policinë edhe me Prokurorinë”, flet Bedri Elezi pasi akuzoi Vjosa Osmanin se negocioi për të liruar shpiunët e BIA-s serbe në rastin e Banjskës
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi mëngjesin e sotëm tronditi opini...
-
Lulzim Hetemi me qebe e jastëk në dorë: Në këtë kauç ka flejt kryetari
Kryetari i ish-vetëngunjuar i Leposaviqit, Lulzim Hetemi sërish i ka bërë një...
-
Kurti: Martesat e hershme po ua humbin mundësinë vajzave të arsimohen
Kryeministri, Albin Kurti sot mori pjesë në mbledhjen me nënkryetarët dhe zyr...
-
“Parandalimi i martesave të hershme”, Kurti takohet me nënkryetarë e zyrtarë komunalë
Kryeministri Albin Kurti sot mori pjesë në mbledhjen me nënkryetarët dhe zyrt...
-
Ideja e Kurtit që Lajcak ta çojë Draftin në Venecia, Osmani: S’më është prezantuar ende formalisht
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën për media në Drenas është...
-
E akuzoi presidenten se negocioi lirimin e spiunëve të BIA’s – Vjosa Osmani kërkon nga policia e prokuroria të marrin masa ndaj Bedri Elezit
Bekim Kupina, këshilltar i presidentes Vjsosa Osmani, i ka reaguar Bedri Elez...
-
Biden i kërkon falje Zelenskyt për vonesën në miratimin e paketës së ndihmës për Ukrainën
Presidenti amerikan, Joe Biden i ka kërkuar falje homologut të tij ukrainas, ...
-
Përfundon gjykimi ndaj 11 të akuzuarve për hedhjen e granatave të dorës në “Missini” dhe “Rizza Hair Salon”
Me dhënien e fjalës përfundimtare, ka përfunduar gjykimi ndaj 11 të akuzuarve...
-
Presidentja për shpronësimet në veri: Gjithçka u bë në përputhje me ligjin dhe standardet evropiane
Presidentja Vjosa Osmani ka qëndruar gjatë ditës së sotme në Komunën e Drenas...