Haxhiu për Fehmi e Xhevë Lladrovcin: Liria e Kosovës për ta ishte një kauzë të cilës ia kushtuan jetën
Autori: Gazeta inFokus
11:37 | 22 September 2026
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës dhe njëherësh kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar Fehmi dhe Xhevë Lladrovcin, në 28-vjetorin e rënies së tyre.
Haxhiu ka bërë homazhe për çiftin e njohur të luftës së UÇK-së, duke vlerësuar kontributin dhe sakrificën e tyre në rrugën drejt çlirimit të Kosovës.
“Dashuria për njëri-tjetrin dhe dashuria për Kosovën ecën gjithmonë krah për krah, deri në ditën kur të dy ranë për lirinë e saj”, ka shkruar Haxhiu.
Ajo ka theksuar se Fehmiu dhe Xheva e nisën rrugën e tyre të veprimtarisë politike në një kohë kur kundërshtimi i regjimit jugosllav ndëshkohej me përndjekje, burgim dhe largim nga puna.
Haxhiu thotë se Fehmi Lladrovci ishte pjesë e organizimit politik të viteve ’80 dhe për veprimtarinë e tij kaloi vite në burgjet jugosllave. Në shtator të vitit 1985, kur u arrestua, ai dhe Xheva sapo kishin nisur jetën e tyre së bashku.
“Burgimi i gjatë nuk e ndërpreu as lidhjen mes tyre, as rrugën që kishin zgjedhur. Xheva menjëherë iu bashkua familjes Lladrovci, dhe përkundër faktit se Fehmiu ishte në burg, ajo e vazhdoi vetë veprimtarinë politike në vitet kur çdo lidhje me lëvizjen ilegale ishte rrezik i madh”, ka shkruar ajo.
Ajo rikujtoi edhe fjalët e Fehmiut në një fjali që mbeti ndër më të fuqishmet nga koha e luftës.
“Fehmiu do ta thoshte vetë, në një fjali që mbeti ndër më të fuqishmet nga koha e luftës: “Ma e shtrenjtë është liria se jeta.” Xheva nuk kishte nevojë ta thoshte. E gjithë jeta e saj, deri në qëndresën e fundit përkrah tij në Gradinë, dëshmoi të njëjtën bindje. Kjo është arsyeja pse Fehmiu dhe Xheva nuk mund të kujtohen njëri përmes tjetrit. Secili kishte bërë rrugën e vet drejt së njëjtës liri dhe, kur erdhi çasti i fundit, të dy e vunë jetën e tyre në shërbim të saj”, ka shkruar Haxhiu.
Por tjerash, kryetarja e Kuvendit thekson se kur flasim për Fehmiun dhe Xhevën, nuk flasim për një luftëtar dhe bashkëshorten që e ndoqi pas.
“Flasim për dy veprimtarë që e kishin zgjedhë rrugën e lirisë dhe kishin marrë mbi vete rreziqet e njëpasnjëshme të asaj rruge. Liria e Kosovës për ta nuk ishte një ideal i largët, por një kauzë së cilës ia kushtuan vitet, punën, mërgimin, luftën dhe, në fund, edhe jetën”.
Më 22 shtator 1998, forcat serbe nisën një ofensivë të gjerë kundër pozicioneve të UÇK-së në Drenicë. Në Gradinë, në një nga pikat më të rëndësishme të mbrojtjes së Brigadës 114, luftimet u zhvilluan nga afër dhe për orë të tëra.
“Rrëfimet e bashkëluftëtarëve nga ajo ditë tregojnë se Fehmiu drejtonte luftimet dhe mbante lidhjen me pikat e tjera derisa pozicioni i tyre u godit. Kur ra Fehmiu, Xheva qëndroi në pozicion dhe vazhdoi luftën për çlirim, duke mos pranuar të tërhiqej. Më 22 shtator 1998, aty ku kishin mbërritur bashkë pas shumë vitesh burgimi, përndjekjeje, mërgimi e përgatitjeje për luftë, aty përfundoi edhe rruga e tyre. Sot nderuam, përkrah Fehmiut dhe Xhevës, edhe Fatime Hetemin, Shefqet Zekën, Behxhet e Milaim Karaxhën dhe Hamit Lladrovcin. Emrat e tyre janë pjesë e pandashme e historisë sonë të lavdishme, e luftës dhe e sakrificës mbi të cilat u fitua liria e Kosovës”, ka shkruar ajo.

T� tjera
-
Rreth 50 konsumatorë të shkyçur nga rrjeti i ujësjellësit në Prishtinë për shkak të borxheve
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se janë shkyçur afro...
-
Bajrami – LVV-së: Raporti i BE-së s’evidenton asnjë të arritur, ju dilni flisni për progresin që paska bërë Kosova në integrim evropian
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami tha gjatë debatit...
-
Tahiri kërkon nga Qeveria të mos arsyetohet: Raporti i Komisionit s’është i opozitës, reflektoni
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, në seancën e jashtëzakons...
-
Të akuzuarit për sulmin në Ibër-Lepenc deklarohen sërish të pafajshëm
Të akuzuarit Jovan dhe Dragisha Viqentijeviq, si dhe Igor Dimoviq, janë dekla...
-
Gashi: Integrimi evropian mbetet orientimi strategjik i Kosovës
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Liza Gashi, ka folur në seancën e jashtëza...
-
Haradinaj për vizitën e Listës Studentore serbe në Kosovë: Disa nga ta, është dashur të arrestohen
Ish-kreu i Aleancës, deputeti Ramush Haradinaj, ka komentuar vizitën në Kosov...
-
Lushaku Sadriu: Qeveria jo vetëm ka ngecur, por ka dështuar në punën e përditshme shtetërore – zero progres
Shefja e grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku...
-
Tre ekspertë do të angazhohen në Komisionin Hetimor për rastin e Arlindës
Komisioni Hetimor Parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, ka zgjedhur tre e...
-
Shiroka-Pula: Konsolidimi i demokracisë kërkon institucione funksionale
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim drejtorin e l...
-
“Çka flet ti e shtrembëron“, përplasje mes Hotit e Muratit për projektbuxhetin e vitit 2027
Gjatë shqyrtimit në parim të Projektligjit për ndarjet buxhetore të Buxhetit ...
-
Kurti takon deputetët francezë, diskuton për thellimin e marrëdhënieve Kosovë–Francë
Kryeministri Albin Kurti, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në një takim në ...
-
“Nuk e kam obligim me ju dhënë përgjigje” – Deputeti i VV nuk tregon pse mungoi në mbledhjen e Komisionit për rastin e Arlinda Zekajt
Mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet instit...































