Haxhiu kërkon unitet dhe bashkërendim për hapat pas aktgjykimit të Speciales
Autori: Gazeta inFokus
09:19 | 22 September 2026
Pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Kosovë po kërkohet unitet dhe bashkërendim institucional për hapat e mëtejshëm. Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, u ka bërë thirrje institucioneve dhe partive politike që t’i lënë mënjanë përçarjet dhe akuzat e ndërsjella.
Haxhiu thotë se në këtë periudhë Kosovës nuk i duhen përçarjet dhe akuzat e ndërsjella, por një qasje e përbashkët dhe koordinim për veprimet që mund të ndërmerren në vijim, për të cilat tha se tashmë kanë filluar diskutimet.
“Në këto momente të rënda, nuk na duhen përçarje, se kush qenka spiun e kush tradhtar. Ajo që na duhet është t’i lëmë anash ato dhe të koordinohemi për veprimet që duhet t’i bëjmë tutje”, ka thënë Haxhiu.
E gjithë kjo situatë, sipas Haxhiut, duhet të trajtohet si prioritet, ndërsa veprimet e ardhshme duhet të jenë të koordinuara, në mënyrë që të shmanget çdo hap që, sipas saj, mund t’ia rëndojë më tej pozitën Kosovës apo edhe pozitën e të dënuarve në Hagë.
“Gjithçka tjetër mendoj që e vështirëson edhe pozitën e Republikës së Kosovës, por edhe vetë pozitën e personave që u dënuan me kaq shumë vite burgim. Prandaj edhe e theksoj që duhet të bashkëpunojnë, duhet ta kemi prioritet këtë çështje”, ka shtuar Haxhiu, raporton RTK.
Ajo ka kritikuar vendimin e PDK-së për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese çështjen e konstituimit të Kuvendit dhe të Qeverisë, dy ditë para vendimit të Gjykatës Speciale, duke e cilësuar këtë veprim si të pakuptimtë në rrethanat aktuale.
Ndërkohë, i pyetur në hollin e Kuvendit për këtë çështje, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se momentalisht nuk kanë prioritet më të madh sesa nisma për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara.
Gjykata Speciale në Hagë, të mërkurën, dënoi ish-krerët e UÇK-së me gjithsej 81 vjet burgim. Pas këtij vendimi të shkallës së parë, ka pasur deklarime për diskutimet mbi hapat që duhet të ndiqen në vijim, përfshirë fazën e apelit.

T� tjera
-
Kjo grua po kërkohet nga Policia në Prishtinë për vjedhje
Policia në Prishtinë ka publikuar një kërkesë për bashkëpunim, për ta identif...
-
Sorensen takon Kurtin në Paris: Tash që institucionet janë formuar, folëm për rrugën përpara të dialogut Beograd-Prishtinë
Kryeministri Albin Kurti është takuar me emisarin e BE’së për dialogun Kosovë...
-
Osmani: Fotoja e Rugovës dhe Deklarata e Pavarësisë s’janë dekore, janë themelet e shtetit
Presidentja e gjashtë e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar lidhur me zhve...
-
Tahiri: Kosova nuk ka rrugë tjetër pos asaj të integrimit evropian
Deputeti i Aleancës Besnik Tahiri, ka folur për Raportin e Progresit, duke e ...
-
Rreth 50 konsumatorë të shkyçur nga rrjeti i ujësjellësit në Prishtinë për shkak të borxheve
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se janë shkyçur afro...
-
Bajrami – LVV-së: Raporti i BE-së s’evidenton asnjë të arritur, ju dilni flisni për progresin që paska bërë Kosova në integrim evropian
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami tha gjatë debatit...
-
Tahiri kërkon nga Qeveria të mos arsyetohet: Raporti i Komisionit s’është i opozitës, reflektoni
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, në seancën e jashtëzakons...
-
Të akuzuarit për sulmin në Ibër-Lepenc deklarohen sërish të pafajshëm
Të akuzuarit Jovan dhe Dragisha Viqentijeviq, si dhe Igor Dimoviq, janë dekla...
-
Gashi: Integrimi evropian mbetet orientimi strategjik i Kosovës
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Liza Gashi, ka folur në seancën e jashtëza...
-
Haradinaj për vizitën e Listës Studentore serbe në Kosovë: Disa nga ta, është dashur të arrestohen
Ish-kreu i Aleancës, deputeti Ramush Haradinaj, ka komentuar vizitën në Kosov...
-
Lushaku Sadriu: Qeveria jo vetëm ka ngecur, por ka dështuar në punën e përditshme shtetërore – zero progres
Shefja e grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku...
-
Tre ekspertë do të angazhohen në Komisionin Hetimor për rastin e Arlindës
Komisioni Hetimor Parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, ka zgjedhur tre e...


































