Haxhiu e shtyn seancën, VV nuk i voton Vlora Çitakun dhe Kujtim Shalën për nënkryetarë të Kuvendit
Autori: Gazeta inFokus
14:14 | 09 September 2026
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është shtyrë për të premten, në orën 11:00.
Këtë e ka bërë të ditur kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, pas dështimit për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.
Haxhiu iu referua edhe takimit që kishte zhvilluar me përfaqësuesit e subjekteve politike, duke thënë se nuk është arritur dakordim për mënyrën e votimit të nënkryetarëve.
“Në atë takim nuk pati dakordim për mënyrën e votimit për nënkryetar të Kuvendit”, tha Haxhiu.
Sipas saj, nga diskutimet është bërë e qartë se propozimet aktuale nuk i kanë votat e nevojshme për t’u zgjedhur.
“Është e qartë që nuk ka vota për propozimet e tyre për t’u zgjedhur nënkryetarë të Kuvendit. Prandaj konsideroj që duhet dakordim për këtë çështje dhe, si rrjedhojë, seanca konstituive i vazhdon punimet të premten në orën 11:00”, deklaroi Haxhiu.
Paraprakisht, deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, propozoi Slavko Simiqin për nënkryetar të Kuvendit, duke deklaruar se propozimin po e bënte “në emër të popullit serb”. Ky formulim nxiti reagimin e Haxhiut, e cila e cilësoi deklarimin si të papranueshëm.
Deri më tani, përveç Albulena Haxhiut, e cila është zgjedhur kryetare e Kuvendit, asnjë nga kandidatët për nënkryetar nuk ka marrë votat e nevojshme.
Vetëvendosje ka propozuar Ardian Golën, PDK-ja Vlora Çitakun, ndërsa LDK-ja Kujtim Shalën. Nga komunitetet joshumicë janë propozuar Slavko Simiq dhe Emilija Rexhepi.
Seanca pritet të vazhdojë të premten në orën 11:00.

T� tjera
-
Luhatjet në aksionet e inteligjencës artificiale, FMN-ja monitoron rrezikun për ekonominë
Fondi Monetar Ndërkombëtar po ndjek luhatjet në aksionet e kompanive të intel...
-
Mercedes ndal investimet e mëtejshme në Gjermani, shqyrton edhe mbylljen e fabrikave
Mercedes-Benz ka vendosur të ndalë investimet e mëtejshme në njësitë e saj në...
-
Ishte caktuar për nesër, ministri Vitia e anulon takimin me mjekët e rinj
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia e ka anuluar një takim që e kishte caktu...
-
Kurti takohet me kryeministrin e Hungarisë Magyar, i shpreh interesim për intensitet të ri në marrëdhëniet dypalëshe
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është takuar me kryeminist...
-
Ambasada britanike kundërshton ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara: Do të dëmtojnë marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë
Ambasada e Mbretërisë së bashkuar në Kosovë ka shprehur shqetësimin lidhur me...
-
Ndryshimi i pushtetit në Serbi kërcënon privilegjet e Listës Serbe, por jo domosdoshmerisht strukturat ilegale ne Kosovë
Ndryshimi i pushtetit në Serbi mund t’ia rrezikojë Listës Serbe pozitat dhe p...
-
Publikohet videoincizimi i Halilit Thaçit: Ma çeli Albin Kurti konkursin në balotazh, edhe më tha kush të pengon thirrëm
Biseda, rrjedhimisht audio-incizimi është realizuar në një odë në Obiliq, mes...
-
Ambasada italiane e ‘‘shqetësuar’’ për Ligjin e Speciales: Nevojiten konsultime, na vjen keq që s’janë zhvilluar
Ambasada e Italisë, është shprehur e shqetësuar me e mundësinë që Kuvendi i K...
-
Kosova i kërkon sqarime Somalisë për 9 zyrtarë që erdhen në Kosovë në tetor, raportohet se kanë humbur gjurmët
Mediumi somalez “Garoewonline”, raporton sot se Kosova i ka kërkuar zyrtarish...
-
Kurti ndan pamje nga takimi me Rutten: Për Kosovën anëtarësimi në NATO, është prioritet strategjik
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka ndarë pamje nga takimi që ka pasur me ...
-
Ligji për Specialen nesër në Kuvend, Zyra e BE alarmon përsëri: Duhet konsultim para çdo miratimi
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shprehur shqetësim lidhur me mundësinë...
-
Ambasada Amerikane jep alarmin për protestat në Prishtinë: Mund të përshkallëzohen dhe pa paralajmërim
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka paralajmëruar se de...































