Lajme

Haxhi Avdyli zgjedhet kryetar i degës së ‘Guxo’ në Prizren

Autori: Gazeta inFokus 15:31 | 29 May 2022

Deputeti i Kuvendit nga ‘Lista Guxo’, Haxhi Avdyli, është zgjedhur kryetar në degën e kësaj në Prizren, në kuvendin e parë zgjedhor.

Kjo u bë e ditur nga deputetja Jeta Statovci e cila në Instagram postoi një fotografi nga Prizreni, me mbishkrimin “Urime Haxhi Avdyli”.

‘Lista Guxo’ dje mbajti sesionin e parë zgjedhor në Mitrovicë, ku kryetar u zgjodh Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, me 296 vota për dhe një abstenim.

-Advertisement-

Ushtruesja e detyrës së Kryetares së ‘Guxo’, Donika Gërvalla, ka thënë se gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm do të mbahen kuvendet zgjedhore edhe në komunat e tjera të Kosovës për këtë parti, ndërsa do të finalizohen në shtator me mbajtjen e Kuvendit Qendror.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera