Lajme

Havolli tregon dy prioritetet e reja të Prishtina Parkingut, orari i ri dhe lufta ndaj parkimeve ilegale

Autori: Gazeta inFokus 20:31 | 13 December 2022

Kryeshefi i Prishtina Parking, Sokol Havolli, ka reaguar pasi disa qytetar në një grup në rrjete sociale kanë shpërndarë një foto ku një tretuar në rrugën ‘’Dardania’’ është bllokuar nga parkimi i veturave.

Ai ka treguar se këtu janë dy probleme i pari është orari i punës së ndërmarrjes ku ndërmarrja punon nga ora 07:00 deri ne 19:00.

‘’Pas orës 19:00 gjerat dalin nga kontrolli. Rregullorja e re, e adreson ketë se kalojmë ne orar deri ne mesnatë. Kjo siguron rregull’’, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Kurse problem i dytë është parkimi në trotuar, ku sipas tij ky parkim është ilegal dhe së bashku me policinë e kanë në planë që të sigurohen që të mos kenë parkime ilegale pas zgjatjes së orarit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera