Lajme

Hasjani nën hetim, tentoi të martonte me zor 17 vjeçaren

Autori: Gazeta inFokus 17:19 | 03 December 2017

Duket se tentativa për të martuar një 17 vjecare pa dëshirën e saj në Gjakovë, i ka kushtur shtrenjtë një 55 vjecari nga Hasi.

Ai po hetohet në gjendje të lirë pasi dyshohet se donte ta martonte vajzën nga Kruma, kundrejt pagesës.

Lajmi konfirmohet nga drejtoria vendore e Policisë Kukës, seksioni për trafikun e paligjshëm.

-Advertisement-

“Më datë 02.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë, për shtetasin K.B., vjeç 55 banues në fshatin Peraj, Has, pasi dyshohet se me datë 17.10.2017, ka tentuar të martojë në Gjakovë, Kosovë, kundrejt pagesës, pa dëshirën e saj, shtetasen me iniciale A. J, vjeç 17, banuese në Krumë, Has. Nenet 128/b e 22 të Kodit Penal.” /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera