Lajme

Hashim Thaçit i vazhdohet paraburgimi në Hagë

Autori: Gazeta inFokus 11:22 | 01 October 2026

Dhomat e Specializuara të Hagës, vë vendimin e fundit për rishikimin e paraburgimit të 30 shtatorit 2026, Gjykatësi i Vetëm për Gjykimin e Çështjes urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të ish-presidentit Hashim Thaçit në rastin e tentim-pengimit të drejtësisë.

Gjykatësi konstatoi se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqet që, sipas tij, Thaçi mund të pengojë ecurinë e procesit apo të kryejë vepra penale të tjera.

“Gjykatësi mori parasysh gjithashtu edhe shpalljen fajtor dhe dënimin e Thaçit në çështjen gjyqësore KSC-BC-2020-06 kohët e fundit dhe konstatoi se ato nuk e ndryshonin nevojën për rishikime periodike të paraburgimit të tij në çështjen aktuale, që në parim vlerësohet në bazë të faktorëve në lidhje me këtë çështje”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy