Lajme

Hashim Thaçi shpall “Hero të Kosovës” policin e vrarë në Zhur

Autori: Gazeta inFokus 15:12 | 29 January 2020

Mbrëmjen e së martës, Sami Thaçi, zyrtari i Policisë së Kosovës, u vra në detyrë gjatë një aksioni anti-drogë.

Kjo pas një shpërthimi që ndodhi gjatë bastisjes, shkruan gazeta inFokus.

E këtë të mërkurë, Presidenti i Kosovës, e shpalli policin e vrarë, Hero të Kosovës.”

-Advertisement-

“Polici i rënë në krye të detyrës, Sami Thaqi, është heroi më i ri i Republikës së Kosovës. Duke u bazuar në kompetencat e mia kushtetuese, sot për policin Sami Thaqi ndava urdhrin “Hero i Kosovës”, ka shkruar Presidenti Hashim Thaçi.

“Heroizmi i Samiut, Enverit, Izetit dhe i dhjetëra policëve të rënë në krye të detyrës është krenari e Republikës së Kosovës. Sakrifica e tyre në mbrojtje të rendit dhe ligjit na obligon që të punojmë edhe më shumë për një Kosovë të qetë e stabile dhe një vend më të mirë për gjithë qytetarët tanë”./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera