Hasani komenton Nenin 7 të Marrëveshjes, ky do të jetë statusi i Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 22:28 | 02 March 2023
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka shpjeguar paragrafin e dytë të Nenit 7 të Planit Evropian, në të cilën përmendet Statusi i Kishës Ortodokse Serbe brenda shtetit të Kosovës.
Neni 7, paragrafi i dytë, në Planin Evropian, të publikuar nga BE-ja, do të thotë se Palët do të formalizojnë statusin e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë dhe të ofrojnë nivel të lartë të mbrojtjes së trashëgimisë fetare dhe kulturore serbe, në përputhje me modelet ekzistuese evropiane”.
Hasani thotë se ky formalizim ka ndodhur me të gjitha shtetet e ish-Jugosllavisë dhe Kishës Ortodokse Serbe.
“Paragrafi dytë i nenit të 7 të Marrëveshjes flet për dy çështje, për Kishën Ortodokse Serbe në Kosovë dhe për trashëgiminë fetare dhe kulturore serbe. Sa i përket të parës, nuk mund të ketë standarde të tjera pos atyre që kanë përdorur shtetet e dala nga ish-Jugosllavia, në të cilat shtete vepron Kisha Ortodokse Serbe përgjatë shekujve. Në Bosnje-Hercegovinë, Mal të Zi dhe Kroaci ekzistojnë marrëveshje dypalëshe mes këtyre shteteve dhe Kishës Ortodokse Serbe, me të cilat janë rregulluar raportet reciproke mes këtyre shteteve dhe Kishës Serbe. Në disa raste këto marrëveshje janë ratifikuar në parlamentet nacionale. Objekt i këtyre marrëveshjeve ka qenë rregullimi rolit dhe pozitës së Kishës Serbe në rendet juridiko-kushtetuese nacionale, ku Kishës i garantohet pavarësi dhe autonomi e plotë nga çfarëdo ndërhyrje në organizimin dhe punët e saj të brendshme, por që ndaj shtetit ajo ka detyrime civile dhe në sferën e juridiksionit penal në rastet e shkeljeve ligjore. Pra ka pasur rregullim të marrëdhënieve të shtetit me Kishën Serbe”, tha ai në një përgjigje për Express.
Ai tregoi edhe se çfarë do të thotë termi “formalizim” në këtë paragraf të këtij neni.
“Përdorimi i fjalës “formalizim”, ndërkaq, nënkupton që Kisha Serbe konsiderohet se vepron sikur që vepron në territorin e Republikës së Serbisë. Kjo e bën të qartë se, edhe në ndonjë aranzhman eventual rreth rolit dhe pozitës së Kishës Serbe në Kosovë, nuk do të jetë një rregullim i marrëdhënieve mes Shtetit të Kosovës dhe Kishës Serbe, siç kanë vepruar Bosnja-Hercegovina, Mali Zi dhe Kroacia, por do të jetë thjesht një akt juridik mes Kosovës dhe Serbisë me të cilën pranohet se Kisha Serbe në Kosovë operon njëjtë sikur në Republikën e Serbisë, pa asnjë kufizim. Nuk besoj se ky standard haset dikund në Evropë!”, tha ai.
Hasani, shtoi se ruajtja e trashëgimisë fetare e kulturore serbe është në linjë me standardet evropiane dhe mund të pranohet si formulim pa problem.
“Ruajtja e trashëgimisë fetare e kulturore serbe, për të cilën flet fjalia e fundit e nenit 7 të Marrëveshjes, i përket standardeve evropiane dhe mund të pranohet si formulim, pa problem. Kjo pjesë nuk është kontestuese”, përfundoi Hasani.
Të tjera
-
Rrezarta Krasniqi nga inaugurimi i Trumpit: SHBA-ja ka qenë dhe mbetet aleati ynë më i madh
Deputetja nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi sot...
-
Mbesa e lumtur për rikthimin e gjyshit president
Donald Trump është betuar sot si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara t...
-
Von der Leyen: BE-ja pret të punojë nga afër me Trumpin
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e uroi Donald Trumpi...
-
Memli Krasniqi: Bedri Hamza do të përfundoj autostradën e Gjilanit-Albin Kurti as fabrikën e keçapit nuk e bëri e po bën autostradën
Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës(PDK), Memli Krasniqi në emisionin Ru...
-
Memli Krasniqi: Kësaj radhe do të kemi mbështetje shumë më të madhe nga mërgata
Krytari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në emisionin ...
-
Daut Haradinaj: Zëri i çjerrë i Albinit dëshmon panikun që e ka kapur
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Vizita në SHBA – Shkëlqim Devolli në Capitol, me përcjellje të Shërbimit Sekret
Shkëlqim Devolli, ka qenë nën shoqërimin e njerëzve të afërt të presidentit, ...
-
Memli Krasniqi viziton luftëtarin e UÇK-së në Malishevë: Në qeverisjen e PDK-së veteranët do të trajtohen me dinjitet
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka qëndruar në Mali...
-
Kallas uron Trumpin: Bashkë jemi më të fortë dhe më të sigurt në trajtimin e sfidave globale
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e uroi Dona...
-
Ferat Shala fton qytetarët të mbështesin Betim Gjoshin në zgjedhjet e 9 shkurtit : Një djalë i palodhur dhe i përkushtuar
Kandidati për deputet me numër 16 nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovë...
-
Bedri Hamza në Dragash: 131 është numri që garanton një Kosovë ma të mirë
Bedri Hamza, kandidati i PDK-së për Kryeministër, sot ka mbajtur një tubim ed...
-
Rutte uron Trumpin: Së bashku mund të arrijmë paqe përmes forcës
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte, e ka uruar presidentin e 47-të ...