Hasan Prishtina, uragan i çështjes shqiptare
Autori: Gazeta inFokus 08:27 | 14 August 2017
Shkruan: Jahja Lluka
I ndershëm, burrë i ditur e i zgjuar, njeri që e shkriu jetën për të mbjell farën e diturisë, me zemër të përvëluar për kombin, atdhetar i spikatur dhe mbrojtës i lirisë, atdhetari që dha gjithçka për pengimin e projekteve sllave për shprënguljen e shqiptarëve nga trojet etnike, deputet në Parlamentin Osman, poltikan e burrështetas, janë vetëm disa nga epitetet që i gëzonte patrioti i madh shqiptar Hasan Prishtina në shtypin shqiptar të kohës.
Mëmëdhetari i shquar, siq e quante gazeta “Bashkimi i Kombit” që botohej në Manastir, me prejardhje të familjes nga Polaci i Drenicës, cilësohet si një ndër figurat më pozitive historike shqiptare.
Trim, i ndershëm, që “ka marrë burrërisht Flamurin në dorë….”, që “besnikërinë dhe dashurinë për atdhe e ka provuar jo me fjalë, por me vepra dhe sakrifica…”, “ i cili trimërisht i mbronte të drejtat shqiptare në Parlament të Turqisë…, një nga më të mëdhenjtë atdhetar…”, dhe mjaft vlerësime të tjera që rrallëher i bëheshin dikujt tjetër.
Çështjen shqiptare Hasan Prishtina e kishte marrë si qështje jetësore, ai nuk kishte dhe nuk bënte asnjë kompromis në këtë pikë. Padyshim që ishte njëri ndër zërat më aktiv në Parlamentin e madh Osman në mbrotje të qështjes shqiptare, për respektimin e të drejtave sovrane të kombit dhe trojeve etnike shqiptare, për shkollimin dhe arsimimin e popullsisë shqiptare, për shtetin shqiptar, ai përdorte diplomacinë dhe mjetet diplomatike, por edhe këto kishin kufirin e tyre, prandaj Hasan Prishtinën e gjeje edhe në qetat e kryengritjeve të mëdha anti osmane për lirinë e kombit, bashkë me Isa Boletinin e luftëtar tjerë shqiptar.
Hasan Prishtina si deputet në Parlamentin Turk, e shtjelloi çështjen e shqiptare duke sugjeruar që jeta të ndërtohet mbi themelet e ligjeve, që gjuha shqipe të përdoret në sistemin shkollor deri në arsimin e mesëm, që nëpunësit e administratës të dinë gjuhën shqipe, që të ketë falje për ata që do të jenë në opozitë etj. etj. Ai thoshte se natyra e fuqisë dhe disiplinës qëndronte në cilësitë e intelektit shqiptar.
“Jam i bindur sot që shqiptarët përbëjnë popullin më të zgjuar të Ballkanit. Munden me meritue një të ardhme të shkëlqyeshme!”.
Duke e parë se diplomacia me qeverinë osmane ishte e kotë, Hasan Prishtina iu bashkua kryengritjes së madhe mbarëpopullore për çlirimin e trojeve shqiptare. Një moment historik e i kthesës së madhe.
Kjo luftë zhvillohej për t’i dhënë fund sundimit barbar të Turqve të Rinj, të cilët po kryenin shumë mizorira në kurriz të popullit tonë. Kjo është një luftë mbarëpopullore sepse edhe kishte të bënte me një problem mjaft të rëndësishëm mbarëkombëtar, prandaj edhe pati përkrahjen aktive të patriotëve të tjerë shqiptar nga të gjitha trevat shqiptare.
Si mbrojtës i lirisë së kombit, Hasan Prishtina gjithnjë shprehej pa rezerva dhe pa nënkuptime. Për këtë çështje ai është krejt i qartë në formulime dhe transparent në veprime duke u shprehur se, nëse edhe xhonturqit nuk do të ndërrojnë qëndrimet politike kundrejt Çështjes Shqiptare, nëse shqiptarëve nuk do t’u garantohen të drejtat e tyre politike, atëherë do të ndodhin ngjarje të përgjakshme dhe të hidhëta.
Pas fitores së madhe të Shpalljes së Pavarësisë, 28 nëntor 1912, në plan të parë doli çështja e mbrojtjes së tërësisë territoriale nga synimet shoviniste të fqinjëve veriorë, lindorë e jugorë.
Në këto kushte atdhetari i pamposhtur arrin në pamëdyshje në përfundimin: “… jemi detyruar të luftojmë të dëshpëruar kundër armiqve tanë për të mbrojtur të drejtat më legjitime të vendit tonë dhe vatrat tona”.
Një nga shtyllat kryesore që formon personalitetin e plotë të Hasan Prishtinës është edhe kuptimi që ka si dhe qëndrimi që mban kundrejt problemit të gjuhës shqipe e të arsimit shqip. Ai me të drejtë ruan mendimin se, gjuha është një nga elementët kryesorë të një kombi, prandaj edhe e trajton këtë çështje jo vetëm me forcën e logjikës por edhe me vrullin e atdhetarit e patriotit duke dhënë edhe shembuj konkret në të mirë të kësaj kauze.
Hasan Prishtina ishte pjesëmarrës aktiv dhe autoritar në Kongresin e Manastirit më 1909, që u mbajt për përcaktimin e alfabetit shqip. Këmbënguli që të vendoset Alfabetit shqip.
Në përgjithësi ai gjykonte se dituria e poshtëron padijen, se ajo është një tregues i qytetërimit të një kombi, por edhe kusht për zhvillimin e tij.
Hasan Prishina dëshironte një arsim masiv, prandaj një nga kërkesat e tij dhe të bashkëshokëve të vet të përhershëm ka qenë që, gjuha të mësohet deri në nivelin e shkollës së mesme.
Vetë jep shembullin duke mbuluar shpenzimet për arsimimin e 50 të rinjve kosovarë në Shkollën Normale të Elbasanit, ashtu si tregohet fisnik e human kur pohon që, të ardhurat nga botimi i një libri për Kryengritjen e Përgjithshme të vitit 1912, do t’i përdorte për arsimimin e fëmijëve jetimë të Kosovës, të Dibrës e të Çamërisë që gjenden në Shqipëri. Shum herë ka dhënë të holla për zhvillimin e arsimit shqip duke e konsideruar atë si faktor “… për përparim të diturisë në Shqipëri…”, dhe kërkonte me këmbëngulje që në Kosovë të dërgohen mësues për të përhapur mësimin shqip duke iu kundërvënë kështu intrigave, që thureshin kundër gjuhës së bukur shqipe.
Hasan Prishtina mbetet një atdhetar i spikatur; se ai, si rrallëkush dallohet si mbrojtës i zjarrtë i lirisë, tërësisë territoriale dhe arsimit e gjuhës shqipe.
Atdhetari Hasan Prishtina, me tërë qenien e tij propagandonte dhe punonte kundër shprënguljes së shqiptarëve nga territoret e tyre të pushtuara, ai e dinte mirë se shprëngulja e shqiptarëve do të thoshte humbje e territoreve, prandaj pavarësisht dhunës së shfrenuar të pushtuesve ai bënte thirrje pa nda për qëndrim të popullatës shqiptare në trojet e veta stërgjyshore.
“Dy duar për kokën, koka për atdheun” thoshte Hasan Prishtina, duke e qartësuar në këtë formë që atdheu, vendlindja jam mbi gjithçka. Kjo thënie në ditët e sotme ka një domethënie të jashtëzakonshme, duke pasur parasysh ikjen e rinisë shqiptare, shprënguljen nga atdheu, kjo na jep të kuptojn atë që duhet, dashurinë dhe sakrificën që duhët të bëjmë për atdheun.
Hasan Prishtina kishte parime të larta morale duke shprehur thelbin e formimit shpirtëror e moral të popullit shqiptar. Ishte i tillë, mbeti i tillë dhe emri e vepra e tij do të ngelen të tilla deri në fund të kohës.
Duke çmuar veprën e madhe të Hasan Prishtinës, shumë shkolla e institucione sot mbartin emrin e tij, në respekt të atdhedashurisë, punës e kontributit të këtij vigani kombëtar, në fillim të viteve 1990, në Polac të Drenicës, u krijua edhe Lëvizja “Hasan Prishtina” e cila si synim kishte parandalimin e shpërnguljes së shaiptarëve nga dhuna e shfrenuar e sistematike e pushtuesve serb në vitet e 90.
Kurse për merita të veqanta në pengimin e pastrimit etnik të Kosovës dhe krijimin e kushteve për kthim, kjo shoqatë që nga 1997 ka themelur edhe çmimin “Hasan Prishtina” , çmim ky që ju është ndarë personaliteteve të spikatura me motivacione kryesisht për mbrojtjen e të drejtave shqiptare siq janë Familja Jashari, Familja Haradinaj, Nënës Shqiptare ( një nëne që ka lindur 16 fëmijë dhe i ka rritur të gjithë në Kosovë), pastaj ish sekretares Madeline Albright, Gjeneralit amerikan Ëesley Clark, politikanit amerikan Franck Uisner, Sekretares Clinton, Kombtares Shqiptare të Futbollit e personaliteteve tjera me ndikim të cilët ndihmuan ndihmuan qështjen shqiptare.
Të tjera
-
Maqedonci në ministerialin e CEDC-së kërkon përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka rikonfirmuar edhe një herë orientimi...
-
Ndërpritet konferenca STEMinists’24 nga protestueset, kërkohet përgigje nga ministrja Nagavci për rastin e profesorit Xhevat Krasniqi
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi nuk përfundoi fjalimin e ...
-
Hoti: Banka Botërore e demantoi propagandën e pushtetit se ka zhvillim ekonomik
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria...
-
Mbahet seanca e parë e Kuvendit Komunal në objektin e Zubin Potokut
Për herë të parë që pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, të premten u mbajt sea...
-
Voton diaspora në Maqedoninë e Veriut, këto janë rezultatet zyrtare
Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga r...
-
Aksident mes katër veturash në Veternik, dy të lënduar
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturav...
-
Zeqiri: Kemi punë përpara në funksionalizimin e objektit të Komunës
Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë m...
-
Nervozohet Vuçiq: Veprimi i “neveritshëm”, duan t’i heqin sanksionet Kosovës
“Në Bashkimin Evropian tani kanë nisur një mekanizëm për heqjen e sanksioneve...
-
Të shtëna me armé në një lokal në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi njëri prejt tyre ka shtënë me ...
-
Mërgimtarët dërguan 112 milionë euro në Kosovë gjatë muajit mars
Mbi 112 milionë euro është vlera e dërgesave të mërgatës që janë sjellë në Re...
-
Shtatë raste të dhünës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosov...
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...