Rozë

Harron Justin Bieber, Selena Gomez nis një lidhje të re dashurie

Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 17 January 2019

Ajo ka qenë ndër emrat më të komentuar në faqet rozë për vitin 2018 për disa arsye. Martesa e Justin Bieber, spitali psikiatrik dhe Instagrami të çojnë në emrin “Selena Gomez”.

Pas mposhti depresionin, këngëtarja doli nga spitali në dhjetor të vitit të kaluar dhe gjeti menjëherë qetësi në krahët e aktorit Austin North. Sipas revistës “Life & Style”, aktori ka patur një influencë pozitive tek 26-vjeçarja.

Nuk dihet nëse ata janë në një lidhje dashurie, por Selena bën të njëjtat gjëra që bënte me ish-të dashurin e saj Justin Bieber.

-Advertisement-

Burimet thonë se ajo me aktorin 22-vjeçar janë parë duke shkuar në kishë për mbrëmjen e Krishtlindjeve, gjë që Justin tashmë e bën me gruan e tij Hailey.

Edhe Justin edhe Austin janë më të vegjël se Selena. Mund të jetë një zgjedhje e këngëtares ose rastësi që partnerët janë gjithmonë më të rinj se ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera