Hargreaves: Pas 18 muajsh pasigurie, partitë të punojnë së bashku për formimin e institucioneve
Autori: Gazeta inFokus
21:40 | 20 June 2026
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, u bëri thirrje forcave politike në Kosovë që të bashkëpunojnë për funksionalizimin e institucioneve dhe vazhdimin e reformave demokratike.
Ai tha se partitë politike duhet të punojnë së bashku për të mirën e Kosovës për të krijuar sa më shpejt një parlament të qëndrueshëm, një qeveri funksionale dhe një presidencë.
Këtë deklaratë që Heargaves e bëri gjatë javës në pritjen solemne me rastin e ditëlindjes zyrtare të Madhërisë së Tij, Mbretit Charles III, të cilën e ka shpërndarë sot Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.
“Ju e dini se sfidat me të cilat përballet ky vend dhe ky kontinent nuk mund të presin. Pas 18 muajsh pasigurie, besoj se të gjithë këtu pajtohen se partitë politike duhet të punojnë së bashku për të mirën e Kosovës për të krijuar sa më shpejt një parlament të qëndrueshëm, një qeveri funksionale dhe një presidencë”, ka thënë ambasadori britanik.
Ai tha se mbështetja e Britanisë për Kosovën do të jetë e njëjtë edhe në të ardhmen.
“Kemi qenë me ju që nga fillimi dhe do të mbetemi me ju edhe në të ardhmen. Natyrisht, kjo e ardhme duhet të formësohet si nga mbështetja që merr Kosova, ashtu edhe nga besimi që ajo frymëzon. Besimi se ndajmë të njëjtin vizion për të ardhmen. Besimi se Kosova është një partner tek i cili mund të mbështeten të tjerët. Dhe besimi se Kosova do ta mbajë fjalën e saj dhe premtimin e saj solemn – nëse mund të them kështu, ‘besën’ e saj – për të ruajtur dhe mbrojtur një shtet të pavarur, demokratik dhe multietnik”, u shpreh Hargreaves.

T� tjera
-
Ish-komandanti i FSK-së tregon të preferuarin e tij në garën për drejtor të Policisë
Ish-komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati e ka vlerësua...
-
Parashikimi i motit për të mërkurën
Të mërkurën parashikohet mot me diell dhe vranësira të pakta të shtresave të ...
-
Kurti: Kosova është shteti i pjesës së kombit shqiptar që jeton në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova, ndonëse është sh...
-
Fillon rimbursimi i parave ndaj qytetarëve që u mashtruan nga Endrit Azemi
Ka filluar rimbursimi i parave ndaj qytetarëve që u mashtruan nga Endrit Azem...
-
Tahiri thotë se brenda dhjetorit pritet të jetë në fuqi ligji i plotë për Specialen
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka bërë të ditur se draft...
-
Shiroka-Pula, Kurti e Haxhiu shihen duke diskutuar në pritjen e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntor
Presidentja Justina Shiroka-Pula, kryeministri Albin Kurti dhe kryetarja e Ku...
-
Presidentja: Më shumë Kosovë në Shqipëri dhe më shumë Shqipëri në Kosovë, deri te dita kur së bashku do të ngremë dolli në Bruksel
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në prit...
-
Reduktimet e rrymës prekin edhe shkollat, në Prizren shkurtohen orët mësimore
Pos kryeqytetit, edhe komunat tjera, disa më rëndë madje, po ballafaqohen me ...
-
Ymeri thotë se tregtia e rrymës me entitete serbe s’është ndalë: ARBK’së i ka shkuar vec lista e bizneseve
Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për ndali...
-
“Femicidi është urgjencë kombëtare”, nesër protestohet në Prishtinë kundër vrasjes së grave
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka paralajmëruar protestë për nesër në Prish...
-
17-vjeçari plagos me thikë punonjësin e një fast-food-i në Fier
Një plagosje ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Fier, ku një 29-vjeçar i iden...
-
Haradinaj në pritjen solemne për 28 Nëntorin: Kjo festë është emocioni më sublim i çdo shqiptari
Ish-kreu i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në pritjen solemne të o...



































