Lajme

Haradinaj tregon pse po mbahet ende në Francë!

Autori: Gazeta inFokus 21:24 | 25 April 2017

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj e konsideron të pakuptueshme ndjeken e tij nga ana e Beogradit.

Ai në emisionin Rubikon të KTV-së ka thënë se Serbia e ka të qartë që Haradinaj nuk u përshtatet interesave të tyre.

“Këta e dinë rekordin e së kaluarës, e dinë se me mua nuk mund të veprojnë me asnjë instrument që ata e posedojnë”, ka thënë Haradinaj në Rubikon të KTV-së .

-Advertisement-

Haradinaj thotë se Serbia duhet të harrojë se mund të marrë apo të përfitoj diçka përmes Kosovës.

Këtë Haradinaj thotë t’ua ketë thënë edhe faktorit ndërkombëtar.

“Po për këta mos lypni asnjë gjë se i njohim më mirë se i kemi komshi që një mijë vjet edhe e dimë saktë si janë, nuk japim asgjë për komshi, për asnjërin prej tyre”, ka thënë ai.

Haradinaj thotë se mbajtja e tij është tendencë që ta mbajnë atë larg mundësisë së vendimmarrjes duke pas parasysh zhvillimet e fundit në vend.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion

Të tjera