Lajme

Haradinaj takon strukturat e Aleancës së Gruas, thotë se ato kanë pasur hapësirë të mjaftueshme për veprim

Autori: Gazeta inFokus 18:10 | 09 March 2024

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar sot strukturat e Aleancës së Gruas në një drekë pune, në kuadër të organizimit dhe mobilizimit të partisë.

Haradinaj ka shprehur mirënjohje për strukturat e AGK-së si dhe për angazhimin e palodhur, përcjell Klankosova.tv.

“Sot, drekë punë me strukturat e Aleancës së Gruas. Diskutuam bashkë për zhvillimet politike në vend, aspektet e organizimit dhe të fuqizimit të AGK-së dhe përgjithësisht Aleancës, duke vënë theksin në sfidat dhe mundësitë që na presin në vijim të këtij viti. Shpreha mirënjohjen për kryetaren Diellza Kukaj për angazhimin e palodhur, si dhe ndaj strukturave tjera të AGK-së, angazhim i cili ka ndikuar në një mobilizim më të mirë duke sjellë një frymë shumë pozitive në Aleancë”, ka thënë Haradinaj.

-Advertisement-

Ish-kryeministri tha se AAK-së po i bashkohet gra të dëshmuara e të afta për të marrë përgjegjësi jo vetëm partiake e komunale por edhe shtetërore.

Ndër të tjera ai tha se gruaja në Aleancë ka pasur dhe ka hapësirë të mjaftueshme për veprim.

“Aleancës po i bashkohen gra të dëshmuara e të afta për të marrë mbi supe përgjegjësi jo vetëm partiake e komunale, por edhe shtetërore. Gruaja në Aleancë ka pasur dhe ka hapësirë të mjaftueshme për veprim. Dyert tona mbetet të hapura për të gjitha ato gra që kanë ide e vullnet për ta dhënë kontributin e tyre për vendin.

Bashkë do t’ia dalim ta bëjmë Kosovën vend të jetueshëm për qytetarët e saj. Kemi dëshmuar se mundemi!”, ka përfunduar Haradinaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera